DAP

  • AL, Tiranë vend pune si Pergjegjes i Sektorit te Prodhimit Bimor

lloji i njoftimit. : vend i lire pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministria e Bujqesise, Ushqimit
dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

SHPALLJE KONKURIMI
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike rishpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Pergjegjes i Sektorit te Prodhimit Bimor ne Drejtorine e Politikave te Prodhimit, ne Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar Arsimin e Larte ne Fakultetin e Bujqesise dega Prodhim Bimor (Agronomi)
Te kete jo me pak se 2-vjet eksperience pune
Te kete njohuri te mira ne gjuhen angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit eshte ne kategorine III - a (66176 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 20.07.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit (nese ka), vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).
KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me date 25.07.2006 ne seline e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite e pergjithshme mbi prioritetet e qeverise shqiptare ne lidhje me zhvillimin e bujqesise (www.keshilliministrave.al), Ligji nr. 9362 dt. 24.03.2005 “Per sherbimin e mbrojtjes se bimeve” Strategjine Kombetare per zhvillimin rural (materiale qe mund te merren prane drejtorise perkatese), si dhe mbi Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Per rregullat e Etikes ne Administraten Publike” si dhe Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”.
 
Back
Top