• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu ( Femer )

Agjencia e Punesimit "ALBA PUNESIM" është një agjenci punësimi, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh ne fushen e keshillimit dhe rekrutimit. Ne përdorim profesionalizmin tone ne fushen e burimeve njerezore për të kontribuar në fushën e biznesit privat, dhe për t'ju përgjigjur nevojave të bizneseve, duke u siguruar kandidatet me te mire ne tregun e punes, ne menyre që të funksionojmë si një agjenci me etikë të shëndoshë dhe të përgjegjshëm në punën tonë.

ALBA PUNESIM ka filluar procesin e selektimit te kandidatëve.
Per nje klientin e saj, kerkon:

Menaxher Marketingu ( Femer )

PergjegjesiteKryesore:

•Planifikimi dhe implementimi I strategjisë së përgjithshme të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi;
•Të zhvilloj kërkime të tregut dhe të mbaj të përditësuara të dhënat e tregut;
•Hartimi dhe monitorimi I një plani vjetor marketing I cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
•Hartimi I buxhetit vjetor të marketingut, ndjekjadhe realizimi I tij;
•Përfaqësimi I kompanise në evente dhe media të ndryshme;
•Manaxhimi I kanaleve sociale të medias së kompanise;
•Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato bordit drejtues;
•Përgatit media - plan për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
•Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
•Monitorimi I zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
•Organizimi I promocioneve të vazhdueshme si strategji e perdorur dhe organizimi I aktiviteteve sezonale;
•Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
•Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut actual dhe në të ardhmen;
•Percakton detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësie dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afatin e caktuar;
•Ndjek dhe menaxhon zhvillimin e stafit që ka në varësi si dhe bën vlerësimin e performances;
•Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjese ne procesin e rekrutimit te stafit ne varësi;
•Raporton tek drejtuesit e kompanise potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;

Kerkesat e profilit:

•Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
•Të ketë mbi 3 vjet experience pune në fusha të ngjashme;
•Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
•Të jetëi/e besueshëm;
•Të komunikojë në mënyrë efektive me departamentet, klientët apo çdo pale tjetër;
•Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
•Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
•Te njohe shume mire gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht;
•Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë;
•Të njohë shumë mire programet baze Microsoft Office ( Word, Excel, Power Point);





Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë kandidatët të dërgojnë CV me foto ne gjuhen Angleze në adresën: [B][FONT='inherit']info@albapunesim.al[/FONT][/B]
Nese jeni pjese e data base-t te agjencise dhe jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem na kontaktoni ne inbox ose e-mail
*CV pa foto nuk do te merren ne konsiderate
*Percaktoni tek subjekti pozicionin: Menaxher Marketingu ( Femer )

 


Apply
Back
Top