• Tirane, ofroj vend pune Specialist Rekrutimi






Mundësi Punësimi Brenda Vendit si “Specialist Rekrutimi”


Të gjithë ju që dëshironi një karrierë në fushën e “Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit” në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar si dhe dëshironi të jeni pjese e stafit të Europe Agency, jeni të mirepritur të jeni pjesë e jona duke aplikuar për pozicionin vakant të punës:
Pozicioni i Punës: Specialist Rekrutimi
Vendodhja: Tiranë
Pagesa: Paga shumë e kënaqshme
Përshkrimi i Punës:

  • Reklamon dhe promovon programet dhe shërbimet e Europe Agency.
  • Merr pjesë në panairet e karrierës dhe në evente të ndryshme të dobishme për misionin e saj.
  • Njeh programet e punësimit sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi.
  • Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e përcaktimin e target grupeve sipas mundësive të punësimit.
  • Ruan njohuri koherente të portofolit të partnërëve dhe përcakton target grupet sipas prioriteteve.
  • Analizon performancën e programeve dhe shërbimeve në zonën në përgjegjësi dhe rekomandon apo sygjeron strategji veprimi me qëllim promovimin e një shërbimi të caktuar dhe koherent.
  • Ruan vigjilencë kundrejt risive të tregut përfshirë këtu levizjet e konkurentëve, aktivitetet/ngjarjet e ndryshme, bizneset e krijuara rishtazi në fushën e rekrutimit, etj.
Kriteret:

  • Mosha 25-40 vjec.
  • Të ketë kryer arsimin e lartë.
  • I/e komunikueshëm dhe i gatshëm/me për të punuar në grup.
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperience pune të ngjashme.
  • Të jetë i/e korrekt/e në menaxhimin e zyrës dhe zbatimin e detyrave të lena.
  • *Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.
Benefitet:

  • Pagesë bazë mujore plus bonus.
  • Seriozitet në korrektësi në zbatimin e kushteve të kontratës së punës.
  • Kontratë punë të rregullt.
  • Mundësi karriere brenda kompanisë.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar dërgoni një CV tuajën në Anglisht me foto me subject “Specialist Rekrutimi” në adresen e emailit:info@europeagency.al ose për të aplikuar online kliko ose gjeni të rejat tona të fundit në Facebook duke klikuar:









Tel. : 44517279

Cel. : 0692093800
 


Apply WhatsApp
Back
Top