• Durres, ofroj vend pune TEKNIK I PAISJEVE FRIGORIFERIKE

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta,Sprite,Schweppes,Nestea,EFES,CappyPulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem per te punuar si:

TEKNIK I PAISJEVE FRIGORIFERIKE
ne zonat e Durresit​

Tekniket e paisjeve frigoriferike do te kontrollojne periodikisht funksionimin e frigorifereve, do te nderhyjne ne rregullimin e frigorifereve ne rast demtimesh dhe do te mbajne kontakte te vazhdueshme me Menaxherin e Shperndarjes.

Kerkesa te veçanta per kandidatet:
· Arsim i mesem
· Pervoje pune min 5 vjecare ne mirembajtjen e frigorifereve si dhe te pjeseve elektrike te tyre.
· Duhet te jete me banim ne Durres per te mbuluar zonat; Durres, Kavaje, Lushnje, Berat.
· Te kete aftesi shume te mira komunikuese
· Aftesi per te punuar ne grup
· Patente makine te tipit B

Te interesuarit duhet te dergojne nje email ku te specifikohet pozicioni i punes dhe nje kopje e CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al, brenda dates 23 Mars 2016.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top