• Diber, ofroj vend pune Ekonomist/e

Njoftim Punësimi – Këshilltar Biznesi në Dibër

Pozicioni: Këshilltar biznesi

Vendi: Dibër
Statusi: Me kohë të plotë

Mbi Pozicionin
Këshilltari i Biznesit menaxhon një portofol klientësh duke i ndihmuar në procesin e financimit nga bankat dhe institucionet e tjera financiare. Ai/ajo është përgjegjës për rritjen e portofolit të financimit të klientëve nëpërmjet aplikimeve të sukseshme për kredi në sistemin bankar, granteve të IPARD-it, skemave të garancisë dhe formave të tjera alternative për rritjen e kapitalit. Gjithashtu, Këshilltari i Biznesit asiston sipërmarrësit me përgatitjen e planeve të biznesit dhe adaptimit të praktikave të nevojshme bashkëkohore kontabiliste.

Detyrat dhe Pergjegjësitë

  • Përgjegjës për performancë të sukseshme në arritjen e targetit të portofolit me klientët e financuar.
  • Zgjeron portofolin e klientëve nëpërmjet aplikimeve për kredi, planeve të biznesit, këshillimit financiar, asistencës teknike dhe mbështetjes me kapitale.
  • Zhvillon marrëdhenie të sukseshme me ekipin rajonal të bankave partnere duke arritur aplikime kredie me kualitet të lartë dhe disbursime të sukseshme.
  • Ndërton marrëdhenie të sukseshme me ekipin rajonal të drejtorive bujqësore duke arritur aplikime të sukseshme për klientët me grantet IPARD dhe skemat e AZHBR.
  • Zhvillon dhe mirëmban rrjetin e klientëve rajonalë me potencial në financime dhe rritje kapitalesh.
  • Përgjegjës për zhvillimin e biznesit të ri dhe prezantimin e CBS dhe projektit Agrokapital në të gjitha ngjarjet rajonale.
  • I raporton Drejtorit të Zhvillimit të SME-ve dhe Asistencës teknike.

Kualifikimi

  • Eksperiencë profesionale prej minimum 2 vjetësh me një institucion financiar ose OJQ të specializuar në financimin e bujqësisë
  • Eksperiencë me përgatitjen e aplikimeve për kredi dhe pasqyrave financiare. Aftësi analitike në përgatitjen e rekomandimeve financiare dhe planeve të biznesit
  • Aftësi bindëse komunikimi me klientet dhe kompetencë në komunikimin me shkrim
  • I/e aftë të punojë në menyrë të pavarur, duke arritur disa objektiva dhe performancë të lartë brenda afatit kohor. Aftësi të larta organizimi.
  • Motivim i lartë profesional me angazhim të standarteve të larta etike.

Mbi programin

AgroKapital është një projekt 3-vjecar i financuar nga USAID me qëllim rritjen ekonomike të Bujqësisë dhe sektorëve të përpunimit të ushqimit. Projekti AgroKapital mbështet me konsulencë teknike drejtpërdrejt fermerët dhe agrobizneset në procesin e financimit nga institucionet financiare si dhe të rritjes së biznesit të tyre me forma të tjera kapitali. Programi bashkëpunon me disa banka të përzgjedhura duke iu ofruar shërbime këshillimi për rritjen e kapaciteteve të kredidhënies në Bujqësi. Projekti implementohet nga CBS Creative Business Solutions, një organizatë me ekspertizë në financimin e bujqësisë dhe fuqizimin e kapacitetve të sipërmarrjeve lokale.


Për të aplikuar ju lutem dërgoni një Letër Motivimi dhe CV-në tuaj brenda datës 18 Mars 2016, në adresën info@cbs.al me subjekt “Këshilltar Biznesi Dibër”.

Tel. : +355 4 4536891
 


Apply WhatsApp
Back
Top