• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Rrjetit pranë Sektorit të IT

Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:

Specialist i Rrjetit pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit ,Zyrat Qëndrore Tiranë

Detyrat e përgjithshme

- Të krijojë ose sigurojë disponibilitetin e një firewall operacional, i cili përfshin një sërë masash sigurie të projektuara për të siguruar se asnjë nuk mund të fitojë qasje të paautorizuar në sistemMbёshtetje operacionale pёr hardware dhe software nё pёrdorim nga institucioni.
- Të jetë specialisti i sigurisë së rrjetit dhe monitorojë përdoruesit, ndryshimin e fjalëkalimeve si dhe përditësimin e masave dhe të procedurave të sigurisë. Ai/ajo duhet të ofrojë shërbime në një mënyrë efektive dhe efikase për të siguruar qasje maksimale për shërbimet në zbatimin e teknologjisë dhe të resurseve.
- Të organizojë, drejtojë, kontrollojë dhe vlerësojë operacionet e sistemeve të rrjetit dhe të software-ve në dispozicion. Ai/ajo duhet të zhvillojë dhe zbatojë politikat dhe procedurat për operacionet e sistemeve kompjuterike dhe të zhvillimit.
- Të sigurojë disponibilitetin 24 orë online të rrjeteve dhe të komunikojë me drejtuesit e FAF sh.a. për të diskutuar për kërkesat e sistemit, për specifikimet, për kostot dhe për afatet kohore.
- Analizim i hollёsishёm i nevojave dhe problematikave rreth burimeve tё teknologjisё sё informacionit dhe pёrmirёsimi i operacioneve automatike pёr punonjёsit e institucionit dhe klientёt e tij.
- Instalim, konfigurim, modifikim dhe të ngjashme të aplikacioneve bazё nё pёrdorim tё institucionit.
- Të angazhohet në rishikimet verifikuese dhe të ofrojë futje të dhënash në dokumentacionin për Departamentet/Sektoret e tjerë (p.sh., mbështetja me trajnim, instruktim , dhe asistim).
- Të mbajë të informuar punonjësit e FAFsh.a. për zhvillime apo ndryshime në teknologjinë e informacionit, në mundësitë e shërbimit, dhe për produkte të perspektives
- Të bashkepunojë me Përgjegjësin e Sektorit të IT në FAFsh.a., për të gjitha fushat e sipercituara dhe për çdo shqetësim tjetër duke propozuar masa korrigjuese për t'u siguruar se çdo veprim eshte realizuar ne menyren e duhur.

Kualifikimi dhe eksperienca

- Tё ketё pёrfunduar studimet e larta nё degёn Informatike, Teknologji Informacioni ose Informatikё ekonomike/biznesi.
- Pёrbёn avantazh nёse kandidati ka mbaruar studimet Master.
- Të ketë eksperiencë minimalisht 2 vjeçare në fushën e Teknolgjisë Informacionit.
- Eksperienca nё sektorin bankar ose mikrofinancё përbën avantazh
- Njohuri tё mira teknike dhe eksperiencё nё bazёn e tё dhёnave Microsoft SQL Server dhe platformёn Net Framework (dotnet).
- Eksperiencё nё administrimin e sigurisё dhe hartimin e profileve/privilegjeve tё pёrdoruesve nё sistemet bankare/mikrofinanciare.
- Eksperiencё nё konfigurimin e aplikacioneve bazё tё njё institucioni bankar/mikrofinanciar dhe nё ndёrtimin e raporteve nga baza e tё dhёnave.
- Eksperiencё nё ndёrtimin e manualeve mbi sigurinё dhe pёrdoruesit e burimeve tё teknologjisё.
- Njohuri bazike nё veprimet financiare dhe kontabilitet.
- Pёrbёn avantazh nёse kandidati ka kualifikime dhe çertifikata nё sistemet Microsoft Office, Windows Server, Cisco dhe Database Management.
- Njohuri tё mira tё gjuhёs Angleze dhe tё terminologjisё sё biznesit/bankёs.
- Aftёsi tё mira tё komunikimit dhe tё punёs nё grup.

Personat e interesuar duhet te sjellin ne adresen tone brenda datës 21/03/2016 dokumentacionin e poshtecituar:

· Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
· CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
· Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
· Dokument identiteti.
· Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (libreze pune, vërtetim nga punëdhënësi)
· Dëshmi penaliteti
· Letër reference

Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top