• Durres, ofroj vend pune Graphic Designer 2D/3D

eppc kërkon Graphic Designer 2D/3D për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha publicitare në vend.

Një vështrim i përgjithshëm:

Kandidati ideal duhet të jete në gjëndje të kuptojë dhe interpretojë shkurtimisht në mënyrë kreative dhe të qartë. Ai/ajo duhet të jetë në gjëndje të punojë si në mënyrë të pavarur por edhe në grup me rezultate të larta, për të krijuar grafika dinamike, lëvizje dhe animacione duke u përfshirë në zhvillimin e koncepteve dhe ideve kreative nëpërmjet projekteve të ndryshme.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Graphic Design;
· Përvojë e mëparshme pune si Designer, Graphic Designer, Motion Designer;
· Të njohë dhe zotërojë shumë mirë Adobe CS, Indesign, Illustrator, Photoshop, After Effects;
· Të zotërojë Gjuhën Angleze;
· Të zotërojë shkëlqyeshëm paketën MS Office;
· Të jetë person kreativ, entuziast dhe i talentuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Graphic Designer 2D/3D;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 27.03.2016.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top