• ofroj vend pune .Net Developer, Shqipëri dhe Itali

"Albanian HR Solutions sh.p.k."është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:

.Net Developer, (Itali)


Kërkesat dhe kriteret kryesore:

Të ketë kryer studimet e larta në fushën e IT.
Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune me aplikacionet C# dhe Javascript.
Të ketë eksperiencë pune në përdorimin e gjuhëve të programimit dhe sistemeve që zhvillojnë aplikacionet .Net .
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane (preferohet të ketë njohuri dhe në gjuhën Angleze).
Të jetë fleksibël për të udhetuar herë pas here për periudha 2-4 mujore në Itali (në të gjithë territorin).
Kandidatet do të trajnohen në Itali për disa muaj.



Ofrohet:

Shpërblim financiar në varësi të rolit dhe aftësive të kandidatit.
Mundësi transferimi jashtë vendit.
Kompania mbulon kostot e udhëtimit dhe të qëndrimit.





Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 20.03.2016 në adresën elektronike:
alb@ahrs.al

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).



*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top