• Tirane, ofroj vend pune Customer Relationship Officer (Medical Field)

eppc kërkon një Customer Relationship Officer (Medical Field) i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Prezantimi i produkteve mjekësore në mënyrë profesionale tek klientët (klinika, spitale, qendra shëndetësore etj);
2. Identifikimi i nevojave të tyre dhe përmbushja e tyre me sukses;
3. Mirëmbajtja e klientëve ekzistues, identifikimi i klientëve të rinj dhe vendosja e kontakteve me ta;
4. Raportime periodike tek CEO i kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në degët Infermieri, Mjekësi;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
· Aftësi të mira të paketës MS Office (kryesisht Word-Excel);
· Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në fushën e shëndetësisë (e preferueshme);
· Të ketë leje drejtimi automjeti;
· Të jetë person i shkathët dhe me dëshirë për tu zhvilluar profesionalisht.

Të dhënat:

Pozicioni: Customer Relationship Officer (Medical Field);
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse+bonuse+makinë etj);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 21 Mars 2016.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top