• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Përgjithshëm

General_Manager_Europe_Agency.jpg














Për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin përsipër përgjegjësi, iniciativa, sfida dhe të jenë pjesë e stafit të GSE Security, mund të aplikojnë për pozicionin vakant si më poshtë:


Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm
Vendodhja: Tiranë
Ofrohet:

  1. Kontratë punë 1 vjecare me të drejtë rinovimi.
  2. Pagesë e kënaqshme bazë mujore.
  3. Siguracione shëndetësore dhe shoqërore të mbuluara përgjatë gjithë kontratës.
  4. Pagesë e kenaqshme mujore si dhe të gjitha të drejtat sipas Kodit të Punës në Republikën e Shqipërise.
Detyra dhe përgjegjësitë:
Përgjegjës për prezantimin e shërbimeve që GSE Security mundëson, koordinimin, planifikimin, trajnimin dhe rekrutimin e aplikantëve të ndryshëm për shërbimet e kompanisë dhe menaxhimin e portofolit të biznesit:

  1. Njeh programet sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi.
  2. Ndërmerr kontakte të vazhdueshme me partnerët dhe klientet sipas shërbimeve..
  3. Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e portofolit të biznesit si dhe përcaktimin e target grupeve sipas shërbimeve qe Kompania mundëson.
  4. Ruan njohuri koherente të portofolit të partnerëve dhe përcakton target grupet sipas prioriteteve dhe planit të punës.
  5. Organizon dhe ruan dokumentacion kontraktual dhe financiar për marrëdhëniet me klientet dhe departamentet përkatëse.
  6. Ndjek dhe garanton proçeset e likujdimeve nga klientëve.
  7. Analizon performancën e programeve dhe shërbimeve në zonën në përgjegjësi dhe rekomandon apo sugjeron strategji veprimi me qëllim promovimin e një shërbimi të caktuar dhe koherent.
  8. Harton, paraqet për miratim tek CEO dhe ndjek zbatueshmërinë e planit të punës në zyrën qëndrore dhe atë rajonale.
Kriteret:
Të gjithë të interesuarit për këtë pozicion punë duhet të kenë:

  1. Kryer studimet e larta (preferohet dega gazetari, punë sociale, administrim biznesi)
  2. Të këtë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të këtë minimalisht 1 vit eksperiencë punë në pozicione të ngjashme.
  4. Të jetë i/e moshës 27-35 vjec.
  5. Të jetë i pastër penalisht
Kërkesa të vecanta:
Të interesuarit, krahas plotësimit të kritereve të aplikimit, duhët të jenë të gatshëm të:

  1. Punojnë jashtë orarit në raste eventesh apo aktivitetesh të ndryshme që kompania organizon.
  2. Të jetë i/e hapur dhe bashkëpunues në punën në grup.
  3. Të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda apo jashtë vendit në aktivitetet që kompania organizon pranë përfaqësive dhe degëve tona.
  4. Të ketë njohuri të mira të programeve të prezantimit dhe excel.
  5. Të jetë i/e komunikueshme dhe gatshëm për të punuar nën presion dhe ngarkesë pune.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar dërgoni një CV tuajën në Anglisht me foto me subject “Menaxher i Përgjithshëm” në adresen e emailit: info@europeagency.al.

89252_141.jpg


Tel. : 44517279

Cel. : 0692093800
 


Apply WhatsApp
Back
Top