• Tirane, ofroj vend pune Shitesa Pikash Karburanti

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e karburanteve, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

SHITËSA PIKASH KARBURANTI
Në rrethet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Burrel, Fushë Krujë, Peqin, Lushnje, Fier, Korҫë, Ersekë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, Pogradec


FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Shitësi kujdeset për shitjen e produkteve të pikës së karburantit në bazë të kërkesave të klientit, arkëtimi i parave dhe mbledhja e pagesave në cash apo kryerjes së pagesave përmes kartave të kreditit. Kujdeset për mbarëvajtejen operative, higjenen dhe imazhit e pikës së shitjes së karburantit. Njofton eprorët për parregullsitë në ambientin e punës (sipas standarteve të kërkuara).

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

· Përgjegjës direkte për shitjet ditore nga moment i marrjes në dorëzim të punës me procesverbal dhe deri në momentin e dorëzimit e saj tek shitësi i turnit tjetër;
· Zbaton kodin e etikës në punë dhe kodin e komunikimit me klientin sipas rregulloreve përkatese.
· Përgjegjës i bazës materialo-teknike nën përdorim në përdorim të tij gjatë ushtrimit të detyrës;
· Dokumenton dhe ndjek procesin e regjistrimit të sasive të shituara në regjistrin përkatës, gjatë turnit të tij dhe kryen dorëzimin e vlerave/sasive financiare tek përgjegjësi i pikës;
· Zbaton masat dhe përdor mjetet e përcaktuara (në rast nevoje) për mbrotjen ndaj zjarrit, rregullat e sigurimit teknik për mbrojtjen e jetës dhe të mjedisit si dhe përgjigjet për zbatimin e tyre. Masa të tilla si më poshtë vijon (por pa u kufizuar vetëm në to):
- ndalon në mënyrë kategorike qarkullimin e personave me mjete ndezëse të flakes në territorin e pikës së karburantit;
- ndalon punime (saldime), prerje të ndryshme metali në territorin e pikës së karburantit apo në afërsi të saj;.
- njofton përgjegjësin e pikës së karburantit për mungesa në pajisjen me mjete në qendrën e mrojtjes ndaj zjarrit;
- nuk lejon ndotje nga karburanti në territorin e pikës ku shet;
· Ndihmon në sistemimin dhe përreth rezervuarve dhe në të gjithë territorin ku ushtrohet aktiviteti i shitjes me pakicë të karburantit;
· Detyra të tjera që i ngarkohen/caktohen nga eprori.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Arsim i mesëm (arsimi profesional apo universitar përbën avantazh);

Eksperiencë pune: Eksperiencë pune 1-3 Vjeçare në pozicione të ngjashme;

Aftësi:
· I ҫertifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
· Shkathtësi të avancuara të komunikimit verbal dhe të mbikqyrjes;
· Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: [B]rekrutime[/B][B]@dimensionhr.al[/B]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al



Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top