• Tirane, ofroj vend pune Specialist / e Protokolli

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist / e Protokolli pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit
Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit FAF sh.a., Tiranë

Detyrat e përgjithshme
· Të kontrollojë standardet dhe përputhjen me protokollin për firmosjen e shkresave dhe të dokumenteve të tjerë që i jepen për firmë Administratorit,
· Të përgjigjet në lidhje me mirëmbajtjen dhe administrimin e Vulës së FAF sh.a .
· Të grumbullojë, shpërndajë dhe kujdeset për të gjitha shkresat zyrtare që hyjnë dhe dalin në emër të FAF sh.a.
· Të ruajë rreptësisht sekretin institucional, sepse nëse ndodh e kundërta dëmtohen interesat e klientëve dhe rrjedhimisht imazhi besues i FAF sh.a.
· Të karakterizohet nga një shkallë e lartë ndershmërie, objektiviteti, zelli dhe maturie për ushtrimin me performancën më të lartë të funksionit/rolit të tij/saj.
· Të jetë i aftë në formulimin e ideve dhe përgatitjen e mesazheve të qarta dhe me një gjuhë të thjeshtë raportuese dhe pa ekuivoke.
· Të përditësojë rregullisht njohuritë dhe aftësitë profesionale, në lidhje me ndryshimet e reja ligjore.

Kualifikimi dhe eksperienca
· Të ketë Diplomë të Shkollës së Mesme, Diploma Universitare përbën avantazh.
· Të ketë eksperiencë pune përbën avantazh .
· Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
· Të njohë gjuhën angleze përbën avantazh .

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë: Rr.”Dervish Hima”,Vila Nr 4, Tiranë, brenda datës 08/02/2016, dokumentacionin e poshtëcituar:

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara
4. Dokument identiteti
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune ose vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti
7. Letër reference
Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top