• Tirane, ofroj vend pune ARKIVISTE

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k ka filluar selektimin e kandidatëve për pozicionin:

Arkiviste

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Ideon dhe mirëmban sistemin e arkivimit dhe është përgjegjës/e për organizimin dhe administrimin e arkivës;
• Identifikikon, ndan dhe sistemon dokumentet e kompanisë sipas departamenteve dhe projekteve, në përputhje me direktivën e arkivës.
• Bazuar në udhëzime të qarta nga Departamentet ai/ajo shqyrton dokumentë, të cilat duhen arkivuar;
• Asiston në ngritjen dhe mirëmbajtjen e një librarie reference elektronike të arkivës fizike;
• Kujdeset për skanimin e cdo dokumentacioni që hyn në arkivë dhe mundëson ruajtjen e tyre në server;
• Kujdeset për plotësimin e rregullt te librit te hyrjes dhe librit te daljes se dokumentave nga arkiva;
• Përgjegjës për sigurinë dhe ruajten fizike të dokumentacionit të arkivuar;
• Kujdeset për njoftimin e departamenteve përkatëse në lidhje me afatet e ruajtjes dhe asgjësimit të dokumentacionit në arkivë;
• Ruan konfidencialitetin e çdo dokumenti të arkivuar, integritetin e mirëmbajtjen e Arkivës;
• Njofton Përgjegjësin për çdo ngjarje në Arkiva ben propozime për përmirësimin e ruajtjes së dokumentacionit në të.
• Pikë kontakti për kërkesa për dokumentacion të arkivuar;
• Suport për stafin në mënyrën e arkivimit të dokumentave.
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.


Kriteret/kualifikimet:

• Të ketë kryer studimet e larta.
• Të ketë minimalisht 3 vite rresht në pozicione të ngjashme
• Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, sidomos paketën MS Office.

Aftësi:

• Aftësi të shkëlqyera organizative,
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;




Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: contact@ahrs.al brenda datës 10.02.2016.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
__________________
 


Apply WhatsApp
Back
Top