• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier

Kompania "GJIKURIA" eshte nje kompani prestigjoze ne tregun shqiptar e cila operon ne fushen e ndertimit dhe kryesisht ne ate te infrastruktures. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte te rendesishme ne rang vendi. Qellimi yne eshte te punuarit ne grup duke nderthurur pervojen, dijen, aftesine dhe perkushtimin ne menyre qe cdo projekt teperfundoje me sukses ne kohen e duhur dhe cilesine e kerkuar.

Me poshte do te gjeni vendet vakante qe ka kompania jone:

Inxhinier ndertimi
1.Diplomë e Fakultetit të Inxhinierisë Civile. Preferohet Profili Infrastrukturë ose Strukturist
2.Mbi 5 vjet eksperiencë pune (rrugë, ura, etj).
3.Njohuri të mira të gjuhës angleze
4.Njohuri shume te mira në AutoCAD dhe paketen office
5.Të jetë i gatshëm të udhëtojë jashtë Tirane
6.Zbaton planet e parashikuara per projektin
7.Mban pergjegjesi per sigurine teknike dhe shendetesore si dhe ndjek praktikat e ligjet ne fuqi per aktivitetet ndertimore
8.Kontrollon planet, vizatimet
9.Perzgjedh materialet per ndertim gjate procesit te blerjes
10.Menaxhon, interpreton dhe monitoron dokumentat e kontratave
11.Kontrollon kushtet teknike nese jane sipas specifikimeve dhe procedurave te parashikuara

Inxhinier Gjeodet
1.Diplomë e Fakultetit të Inxhinierisë Civile, Dega Gjeodezi
2.Mbi 5 vjet eksperiencë pune
3.Njohuri të mira të gjuhës angleze
4.Njohuri shumë të mira Paketës Office, Autocad, GPS
5.Aftësi të mira komunikimi dhe të dije te punoje ne grup
6.Të jetë i gatshëm të udhëtojë jashtë Tirane.

Inxhinier Mekanik
1.Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise mekanike
2.Eksperience pune mbi 5 vjet
3.Njohuri te mira te gjuhes angleze si dhe njohes i mire i Autocad, Pragrame te tjera te projektimit inxhinierik
4.Do te jete pergjegjes per mbarevatjen e proceseve per mjetet ne fushen e ndertimit
5.Inxhinieri mekanik do te ndjeke montimin, operim në eliminimin e defekteve, mirëmbajtje dhe riparim të makinave, komponentëve e tyre, pajisjeve mekanike, makinerive;
6.Pergjegjes per makineri gërmimi e ngarkimi dherash, makineri shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke, makineri ndërtimi mbi bazë automjeti;
7.Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna;
8.Monitoron aspekte teknike per, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
9.Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës;
10.Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë.
11.Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes se mjedisit;
12.Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
13.Komunikon në mënyrë profesionale me eprorë dhe të tjerë;
14.Mbikëqyr punëtorë të tjerë


Inxhinier Elektrik
1.Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise elektrike
2.Eksperience pune mbi 5 vjet
3.Njohuri te mira te gjuhes angleze si dhe njohes i mire i Autocad
4.Do te jete pergjegjes per mbarevatjen dhe zbatimin e projekteve elektrike (linja TM dhe TU, montim Transformatore, panelet e TM, panelet e TU etj)
5.Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike dhe sistemeve speciale
6.Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditëshme
7.Kordinon punën midis grupit të teknikes për kryerjen e sherbimeve elektrike dhe sist. speciale
8.Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike
9.Merë pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike dhe të stafit teknik elektrik
10.Harton dhe kontrollon situacionet mujore
11.Aftësi te mira ne instalime dhe testime të sistemeve elektrike, aftësi në skicime të planeve elektrike

Te interesuarit jane te lutur te dorëzojnë CV ne adresen e email: info@gjikuria.com duke shenuar pozicionin per te cilin aplikojne.
 


Apply
Back
Top