• Tirane, ofroj vend pune MANAXHER SHITJESH

Përshkrimi

LUFRA shpk është një kompani Shqiptare, e krijuar rreth 23 vite më parë, me qendër në Lushnjë dhe produkte prezente në të gjithë Shqipërinë. Ajo është sot kompania më e madhe e bulmetit në vend duke ofruar mbi 40 produkte të ndryshme për konsumatorin. Aktualisht jemi duke kërkuar të rekrutojmë një MANAXHER SHITJESH, i/e cila do të jetë përgjegjës për:

1. Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj
2. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
3. Ofrimin e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve;
4. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
5. Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve;
6. Kryerjen aktivitetet e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
7. Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledh edhe informacion nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet, performancën dhe imazhin e kompanisë.
8. Kujdesin ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me klientët.
9. Ndjekjen e kërkesave të pazgjidhura të klientëve duke i adresuar ato tek sektorët përkatës në kompani;
10. Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;
11. Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;
12. Rekomandimin e përmirësimeve të proceseve, duke identifikuar problemet dhe rreziqeve;
13. Ofrimin e trajnimit për punonjësit e rinj.

Kualifikimet / Kërkesat

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Diplomë Universitare;
• Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
• Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
• Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
• I/e gatshëm për të punuar me turne;
• Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i aftë për të ndërmarrë iniciativa;
• Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;
• Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.
Shënime

Aplikoni për të qenë pjesë e Skuadrës së LUFRA shpk, duke dërguar CV-në tuaj së bashku me një përgjigje të argumentuar të pyetjes: “PSE DUHET TË JENI JU MANAXHERI I RI I SHITJEVE në LUFRA shpk?” në adresën e e-mail-it hr@lufra.al . Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. LUFRA ju siguron që aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.

Kontakt: 0696069800
 


Apply WhatsApp
Back
Top