• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Zhvillimit të Biznesit

ACREM SHPK eshte pjese e BALFIN Group, e specializuar me se shumti ne menaxhimin e pasurive te paluajtshme. Eshte kompania lider ne tregun Shqiptar qe ofron sherbime cilesore menaxhimi kryesisht te qendrave tregtare, aktualisht ne drejtimin e suksesshëm te se ciles jane qendrat tregtare me te rendesishme ne Shqiperi: TEG- 180 dyqane dhe QTU- 90 dyqane.


ACREM kërkon të punësoj : Menaxher i Zhvillimit të Biznesit


Përshkrim i Pozicionit të Punës

Menaxheri i Zhvillimin te Biznesit ka si funksion te permiresoje pozicionin ne treg te nje kompanie dhe te synoj zhvillimin financiar. Ky person percakton qellimet strategjike afatgjata, nderton marredhenie me klientet, identifikon mundesite e biznesit, negocion dhe realizon marreveshje biznesi dhe ka njohuri te gjere te kushteve aktuale te tregut. Ata jane ne kerkim te klienteve te rinj potencial apo bashkepunetore te tjere per t’i kthyer ata ne kliente potencial me qellim rritjen e perfitimeve te kompanise ne te ardhmen. Menaxheri i zhvillimit te biznesit do te kontribuoje gjithashtu ne menaxhim sa me te mire te klienteve ekzistues per te siguruar qendrimin e tyre ne pozita te kenaqshme dhe pozitive duke u ofruar atyre zgjidhje te ndryshme ne lidhje me sherbimet, te cilat shpesh prekin ose parashikojne nevojat e ketyre klienteve ne te ardhmen.

Detyra dhe Përgjegjësi :

- Te ngreje dhe zhvilloje konceptin e “property management” te kompanise ACREM ne menyre ajo qe te identifikohet dhe te rrise repoutacionin ne treg.
- Te kerkoje per kliente te rinj nepermjet network-ut, telefonatave, reklamave ose nepermjet menyrave te tjera alternative qe te gjeneroje interes per klientet e rinj potencial.
- Te planifikoje dhe zhvilloje metoda per te bindur klientet potencial per te bere biznes me kompanine.
- Te zhvilloje marredhenie me klientet e rinj dhe te vendose targeta per mundesimin e sherbimeve dhe gjithashtu te ofroje mbeshtetjen dhe suportin e duhur ne menyre qe vazhdimisht te permiresojne marredheniet me klientet.
- Te rrise dhe te mbaje klientet ekzistues, duke u prezantuar zgjidhje apo sherbime te reja ketyre klienteve.
- Te bashkepunoje ngushtesisht me menaxheret e nivelit te mesem dhe te larte, me stafin e marketingut dhe stafin teknik per percaktimin e menyrave te reja te shitjeve.
- Te menaxhoje edhe percaktoje linjat kryesore te dep. te tjere perberes te kompanise ne lidhje me zhvillimin e biznesit se kompanise.
- Te hartoje planin strategjik te pergjithshem duke zhvilluar dhe planifikuar kanalet dhe rruget kryesore te rritjes se te ardhurave te kompanise.
- Te informohet rreth nevojave specifike te tregut, per te planifikuar rrugezgjidhje per nje prezantimin sa me dinjitoz te sherbimeve qe kompania ofron ndaj klienteve.


Kërkesa & Kualifikime:

a) Edukimi:
- Diplome Bachelor, dega Menaxhim Biznesi apo Marketing.
- Preferohet Master ne nje nga deget me siper.

b) Eksperiencat e punës: Jo me pak se 5 vjet ne kete profil pune.

c) Kualifikime të tjera:
- Trajnime te ndryshme ne lidhje me aftesite negocjuese dhe komunikuese.

d) Aftësi të tjera:
- Te kete aftesia te shkelqyera komunikimi
- Te kete aftesi te shkelqyra negocjimi,
- Te kete aftesi te shkelqyera analitike,
- Te kete aftesi te shkelqyera bashkepunimi ne grup,
- Te kete aftesi te shkelqyera ne prezantime (per projekte & sherbime),
- Te kete aftesi shume te mira nderpersonale.

e) Gjuhet e huaja:
- Te kete njohuri te shkelqyera ne gjuhen angleze (ne te folur & shkruar)
- Preferohet te zoteroje gjuhen Italiane, ose nje gjuhe tjeter te BE

Mënyra e aplikimit: Te gjithe te intresuarit jane te lutur qe aplikimet e tyre ti dergojne ne adresen email: hracrem@acrem.al

Afati I dorëzimit: dt. 18 Janar 2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top