• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

EuroElektra Sh.p.k., kompani e njohur ne tregtimin dhe instalimin e materialeve/impianteve elektrike, kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin “Inxhinier Elektrik”.

INXHINIER ELEKTRIK

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

  • Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet qe kompania zhvillon.
  • Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune Specialistësh Elektrik të përqendruara në këto objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.

PERGJEGJESITE:

  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e Specialistëve Elektrik në secilën njësi biznesi. Harton planin e zhvillimit dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani;
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
  • Organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit ose koordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
  • Përgatit dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur;
  • Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha objektet;
  • Inspekton të gjithë punen/instalimet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
  • Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


  • Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; Përbën përparësi nëse diponon licencën elektrike apo/dhe specializuar në kurse profesionale.
  • Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet.

AFTËSITË:

  • Aftësi shumë te mira ne projektim dhe aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;
  • Njohuri te mira ne Autocad dhe programe te tjera inxhinierike;
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro-elektrike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi;
  • I aftë dhe i gatshëm pët të udhëtuar shpesh nëpër rrethe;

Mirepresim te gjithe kandidatet e interesuar te cilet mund te dergojne aplikimin e tyre ( leter shoqeruese dhe cv) ne adresen: info@euroelektra.al

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 23 Janar 2016

JU MIREPRESIM!

EuroElektra Sh.p.k leading to the future!
VAT number; L01808013Q
Add; Rruga Prush 1041 Vaqarr Tirane (ALB)
Tel; +355 42 476501 Fax; +355 42 476500
E-mail; info@euroelektra.al
Web; http://www.euroelektra.al
Social; https://www.facebook.com/EuroElektra
 


Apply WhatsApp
Back
Top