• Tirane, ofroj vend pune Teknik Hidraulik

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Mane TCI është pjesë e Balfin Group e specializuar ne ndertim.

Mane TCI shpalle pozicionin vakant "Teknik Hidarulik"

Tekniku Hidraulik koordinon te gjitha sherbimet hidraulike gjate zbatimit te projektit ne nje kantier. Lexon projektin dhe mbikqyr instalimin e te gjitha sistemeve hidraulike te perfshira ne projekt. Organizon dhe monitoron punen per te perfunduar nje projekt me cilesi te larte.


DETYRAT DHE PERGJEGJESITE,


•Lexon dhe interpreton projektet
•Ndjek ecurine e punimeve hidraulike gjate zbatim dhe kolaudimit perfundimtar.
•Sigurimin e furnizimit normal të objektit me ujë.
•Mirëmbajtien e rrjetit ekzistues hidraulik të tubacioneve të furnizimit si dhe paisjet ndihmëse.
•Instalimin e linjave të reja duke respektuar rregullat e sigurimit teknik.
•Kontrollin fizik të linjave të furnizimit me ujë të depozitave e paisjeve në objekt.
•Kontrollin periodik të gjendjes së funksionimit normal të pompave.
•Kujdesjen e tabelave që informojnë dhe ndalojnë veprimet në linjat hidraulike, pompat apo paisjet nga persona të pa autorizuar si dhe të vendosen tabelat aty ku ato mungojnë.
•Ndjekjen e ecurisë së punimeve mekanike gjate zbatimit
•Planifikimin, organizimin dhe mbikqyrjen e punës së kotraktoreve për t’u siguruar se të gjitha punimet hidraulike po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.
•Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore.
•Aprovimin e materialeve që hyjnë në kantier.
•Monitorimin e grafikut të zbatimit të punimeve hidraulike.

EDUKIMI & KUALIFIKIME

•Teknik Hidraulik me 10 vjet eksperience pune, eksperience ne sisteme hidraulike si furnizim me uje, kanalizime dhe instalime UZ dhe UN, sisteme HVAC, instalime te mbrojtjes nga zjarri, etj.
•Trajnimet nga kompanite prodhuese te HVAC, dhe cdo lloj trajnimi ne fushen e instalimeve hidrosanitare nga kompanite prodhuese perbejne perparesi.
•Te jete i pasjisur me certifikate te sigurimit teknik minimalisht te grupit 2
•Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale.
•Te kete njohuri ne proceset dhe materialet hidraulike.


Mënyra e aplikimit,

Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV-te e tyre ne adresen Hr@manetci.al

Afati I dorëzimit: 01.03.2016



Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top