• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Projektesh

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Ko-ordinator Projekteve
Departmenti: Departamenti I Menaxhimit te Projekteve
Vendodhja: Zyrat Qendrore Tirane

Përmbledhja e Pozicionit: Ko-ordinatori i Departamentit te Projekteve punon nen supervizimin e Drejtorit te Departamentit dhe eshte pergjegjes per koordinimin e fazave te projekteve, ndjekjen e progresit, koordinimin punes se ekipeve per faza te perbashketa te portofolit te projekteve, realizimin e sherbimeve mbeshtetese per projektet sipas fushes se kompetences.
Mbeshtet Drejtorin e Departamentit ne implementimin dhe monitorimin e projekteve te Shoqerise ne perputhje me objektivat, kerkesat dhe strategjite e Shoqerise, vecanerisht ne zhvillimin e projekteve ne fushen energjetike.

Detyra dhe Përgjegjësi: Ko-ordinatori i Projekteve punon pranë Zyrave Qendrore Tirane dhe kryen këto detyra:

• Ndihmon dhe suporton Drejtorin e Departamentit ne menaxhimin.
Ofron suport sipas fushes se kompetences ne pergatitjen e materialeve te nevojshme te projekteve (ne bashkepunim me Departamentet e tjera) dhe eshte pergjegjes per menaxhimin e dokumentacionit te projekteve/fazave te projekteve qe i caktohen;
• Krijon dhe mban kontakte te rregullta me interlekutor te Shoqerise ne terren, duke perfshire njesite e biznesit, nen-kontraktore te cilet operojne ne realizimin e Projekteve, institucione lokale vendore etj. Ndermjeteson zgjidhjen e kerkesave dhe problematikave te ndryshme me qellim kryesor implementimin e cdo projekti ne perputhje me interesat dhe objektivat e Shoqerise nen sugjerimet dhe aprovimin e Manaxherit te Projektit;
• Vepron si Menaxher Projekti per projekte te caktuara nga Drejtori i Departamentit dhe eshte pergjegjes per te gjitha hallkat e atij projekti (Menaxhimin dhe Implementimin e pergjithshem te tij);
• Mbeshtet departamentin ne hartimin e procedurave dhe standarteve per menaxhimin e projekteve;
• Kryen detyra te tjera sipas kerkesve dhe nevojave.
• Mirëmban dhe siguron informacione të tjera me bazë financiare duke ruajtur konfidencialitet të plote;



Kërkesat:

• Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri elektrike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin ne te njejtin profil.
• Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;
Perben avantazh eksperienca si inxhinier zbatimi ne projekte te tensionit te mesem/larte.

• Aftesi të tjera:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
• Njohuri te gjuhes angleze
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.

Afati I dorëzimit: 01.01.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top