• Tirane, Ofroj vend pune agjent imobiliar

Agjent Real Estate CENTURY 21 Golden Estate (m/f)
Pjese e rrjetit më te madh i agjencive imobiliare në Shqipëri

Si pjesë e familjes globale CENTURY 21, agjensitë e CENTURY 21 Albania brenda territorit të Shqipërisë janë lider në ndërmjetësimin e pronave të patundshme rezidenciale dhe komerciale. Në mbështetje të rritjes së vazhdueshme të biznesit tonë, ne kerkojmë agjent real estate (m/f) të motivuar për të mësuar dhe per t’iu dedikuar kësaj karriere.
Puna e përditshme dhe rezultatet pozitive, shërbejnë për të kontribuar në misionin e përbashkët – të ofrojmë shërbime cilësore për klientët tanë.
Agjenti eshte ndërmjetësuesi kryesor për të afruar klientët me inventarin e pronave per kete arsye duhet të poseidoj aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi. Gjithashtu për këtë profesion kërkohen tipa të pavarur, që kanë kontroll të lartë të stresit dhe të menaxhimit të kohës, energjikë dhe kontribues të punës në grup. Preferohen kandidatë me njohuri mbi programet e MS Office dhe të gjuhës angleze. Me trajnimet dhe eksperiencën që ju do fitoni pranë nesh, ne marrim përsipër ndërtimin e karrierës suaj të suksesshme në Real Estate. Një karrierë me standarte amerikane e shtrirje globale ku do të njiheni me shpërblime të larta monetare, prestigj dhe respekt.

Profil (Job Description)

Agjenti Real Estate është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Ai ofron për klientin këshillim, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë, shitjes dhe blerjes, për një klient të interesuar.
Disa nga detyrat e një agjenti Real Estate janë si më poshtë:
1. Të veprojë si ndërmjetës në bisedimet midis blerësit dhe shitësit, ku në përgjithësi përfaqëson njërën palë ose tjetrën.
2. Të bëjë krahasimin e pronave - krahason një pronë aktuale me pronat e ngjashme të cilat ka shitur kohët e fundit, për të përcaktuar çmimin e saj konkurrues në treg.
3. Të këshillojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështjet e lidhura me proçesin e shit-blerjes së një prone të patundshme.
4. Të promovojë shitjen e pronave përmes reklamave, shtëpive të hapura, dhe pjesëmarrjen në veprimtari cross-marketingu sipas nevojës dhe sipas produktit që ofron.
5. Të kryejë inspektimin e pronave, të shoqërojë blerësit gjatë vizitave në prona duke i këshilluar ata për përshtatshmërinë dhe vlerën e shtëpive që janë duke vizituar.
6. Të koordinojë takime për të treguar shtëpitë për blerësit e ardhshëm
7. Të koordinojë mbylljen e kontratave, të mbikëqyrë nënshkrimin e dokumentave dhe disbursimin e fondeve.
8. Të organizojë takimet ndërmjet blerësit dhe shitësit, në momentin kur detajet e transaksioneve duhet të negociohen.

Kanditatet duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:

1- Te njohin mire terrenin dhe rruget e Tiranes
2- Te kene eksperence pune ne shitje
3- Te kene fleksibilitet me oraret
4- Te jene me banim ne Tirane
5- Te kene deshire per te mesuar
6- Te jene te motivuar dhe entuziast
7- Te jene te pajisur me leje drejtimi te klasi B
8- Te jene me arsim te larte
9- Te kene aftesi komunikuese dhe negociuese
10- Njohja e gjuheve te huaja dhe fusha e ndertimit perben perparesi
11- Mosha mbi 25 vjec

Mundesi per rritje ne karriere, trajnim/certifikim si eksperte imobiliare dhe bashkepunim me nje staf profesionistesh. Kushte shume te mira pune.

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV në adresën e emailit:

century21goldenestate@gmail.com

Kandidatet qe do te perzgjidhen do te kontaktohen per orarin e intervistes.

Tel. : +355 4 22 32 777

Cel. : +355692070052
__________________
 


Apply WhatsApp
Back
Top