• Tirane, ofroj vend pune part time Ekonomist(e) – Kontabilist(e)


Kompania Adriakons Sh.p.k.
me eksperience shume vjeçare ne Këshillimin Ligjor dhe Fiskal te Biznesit, brenda dhe jashtë vendit. Ne Partnership me Kompani te rëndësishme Ligjore dhe Kontabël Ndërkombëtare me seli ne Itali, kërkon te punësoje 1:

Ekonomist(e) – Kontabilist(e) me përvojë pune.


DETYRAT

  • Të regjistrojë dokumentacionin në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka) te klientëve te kompanisë;
  • Të organizojë punën duke menaxhuar informacionin, telefonatat dhe korrespondencën;
  • Të plotësojë dokumentacion në përputhje me kërkesat e kompanisë;
  • Të koordinojë punën e përditshme me specialistët e sektorëve përkatës;
  • Të përdorë programet dhe data bazën e kompanisë për të nxjerrë raporte mujore/ vjetore mbi situatën financiare të klientëve te kompanisë.


KUALIFIKIMET / KERKESAT

  • Diplomë Universitare dega Financë – Kontabilitet;
  • Të ketë aftësi dhe njohuri te programeve financiare;
  • Të ketë njohuri të thelluara të kontabilitetit dhe të përgjegjësive inventare të magazinës;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe të shkruar në shqip dhe në italisht;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Të ketë maturuar minimumi 1 vit eksperience pune ne zyre kontabël;
  • Të jete person i besueshëm dhe i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi;
  • Të ketë iniciativë dhe të jetë bashkëpunues;
  • Të përkushtoje vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve;
  • Të ketë ambicie.

Aplikimet mbyllen ne daten 28/12/2015
Ju mund te dergoni CV tek
info@adriakons.com


Adriakons Sh.p.k.
Sheshi Skenderbej, Pallati i Kultures, n.3, Kati II.

TIRANE.
 


Apply
Back
Top