• Tirane, ofroj vend pune Office Manager

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

OFFICE MANAGER​



FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Organizon axhenden ditore dhe javore, ndjek dhe trasmeton urdhëra dhe porosi të Drejtorit të Shoqerisë Përgatit raporte të ndryshme për shoqërinë sipas specifikave të kërkuara. Koordinon shpërndarjen e korespodencës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Menaxhimi i dokumentave, organizimi i takimeve në kohë dhe përpikmëri;
• Pret, përcjell vizitorë të huaj ose partnerë që kanë lidhje me shoqërinë, duke rakorduar; transportin dhe facilitetet e tjera;
• Menaxhon dokumentacionet në dosje, shoqeruar me indeksin përkatës;
• Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme si dhe asiston në përgatitjen e materialeve të ndryshme të shoqerisë;
• Dokumenton dhe arshivon kontratat sipas natyrës së tyre;
• Organizon takime të ndryshme, dërgon reminder në kalendar ҫdo pjesëmarrësi me orën e saktë dhe vendin e takimit, mban minutat e takimit, përpilon në të pastër në formatin e shoqerisë dhe e dërgon tek pjesëmarrësit;
• Organizon axhendën, takimet dhe udhëtimet e punës për Drejtuesin e shoqërisë;
• Përkthen saktë dokumentat në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e kërkuar;
• Mirëmban gjithë korespodencat e zyrës në formë elektronike ose hard copy;
• Mirëmban dhe arshivon sistemin e dosjeve, korespodencave, procesverbalet e takimeve;
• Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës; regjistrimin e shpenzimeve të zyrës në përputhje me buxhetin e parashikuar;
• Organizon dhe kujdeset për blerjen e materialeve të nevojshme për aktivitetin e zyrës;
• Organizon takimet dhe axhendën e takimeve me partnerët;
• Përgatitja e raporteve dhe informacioneve për menaxhimin;
• Përgatit dhe bën prezantime në power point;
• Gadishmëri dhe ndjekje e kërkesave të punës;
• Detyra të tjera që i ngarkohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare: Fakultetit i Gjuheve te Huaja, Dega: Italisht;

Eksperiencë pune: Të ketë eksperience pune në minimumi 1-2 vjet në biznes;


Aftësi:
• Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe italiane
• Aftesi shume te mira organizuese dhe koordinuese
• Aftësi shumë te mira komunikimi
• Aftesi në ndjekjen dhe përfundimin e detyrave
• Aftësi në përgatitje raportesh dhe informacionesh të ndryshme
• I/e vet motivuar në punë
• I/e orientuar nga objektivat
• Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 9 Maj 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506/ +355674647484 ǀ www.dimensionhr.al


Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top