• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier(e) Ndërtimi në kantier

Shoqëria "2RC" sh.p.k. ushtron veprimtari kryesisht në fushën e ndërtimit dhe konsulencës, duke e shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në sektorin e ndërtimeve civile e industriale, por dhe më gjerë.

Në funksion të kësaj veprimtarie, shoqëria "2RC" sh.p.k. kërkon të punësojë 1 Inxhinier(e) Ndërtimi në kantier, që të plotësojë kriteret e mëposhtme.

Arsimimi dhe Kompetencat Profesionale:

1. Diplomë Universitare, dega Inxhinieri Ndërtimi.

2. Eksperiencë pune të ngjashme minimumi 5 (pesë) vjet.

3. Të njohë mirë gjuhën angleze në rrafshin profesional. Një gjuhë e dytë përbën avantazh.

4. Të njohë mirë programet teknike dhe ato bazë të kompjuterit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore për vendin e punës:

1. Të ndjekë projektet e ndërtimit dhe rikonstrukisoneve të kompanisë.

2. Të kontrollojë zbatimin në terren të projekteve nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme.

3. Të ndjekë zbatimin me korrektësi nga ana e kontraktorëve të grafikut të punimeve, cilësisë, kostos, etj.

4. Të menaxhojë preventivët, si dhe koston e projekteve të kompanisë.

5. Të kordinojë me Departamentin e Financës situacionet dhe kostot.

6. Të ndjekë marrëdhëniet e punës me kontraktorët/nënkontraktorët.

Shënim: Paga është e një niveli të kenaqshëm dhe e negociueshme në përputhje me nivelin e kualifikimit e performancës së kandidatit.


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

- CV e shoqëruar me foto;
- Kopje Diplome;
- Referenca të eksperiencave të mëparshme të punës.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në adresat e e-mailit: info@2rc.al & ligjore@2rc.al.

Afati i fundit për pranim deri më datë 05 Shtator 2016.

Tel.: +355 69 20 46 211
Ad.: Rruga "Pashko Vasa", nr. 8, Tiranë.
Web: www.2rc.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top