• Elbasan, ofroj vend pune agjent shitjesh

IP Albania eshte kompani franshize e kompanise prestigjoze IP (Italian Petrolium) Gruppo api Itali me nje histori 80 vjecare ne fushen e shperndarjes se karburanteve te cilesise se standarteve EU. Aspiratat e grupit jane shtrirja kudo ne Shqiperi dhe ne Ballkan duke u pozicionuar si lider te cilesise se karburanteve dhe vajrave lubrifikante te certifikuar me standartet EU. IP Albania eshte garancia e kilometrave te pershkruar, mirembajtjes se cdo makine qe perdor karburant IP si dhe sherbimi ne kohe, 24 h non stop ne cdo pike ne Shqiperi nderkohe per bizneset ofrohet dhe furnizimi me karburant prane pikave te biznesit te tyre.

Pozicioni për të cilin mund të aplikoni:

Agjent shitjesh

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:

1. Arsimi i mesem (I lartë përben avantazh).
2. Eksperience pune ne fusha te ngjashme minimalisht 2 vjet.
3. Aftesi shume te mira komunikuese.
4. Korrekt në manaxhimin e të mirave materiale të ndermarrjes.
5. Koefident në ruajtjen dhe shperndarjen e informacionit.
6. I aftë të marre pergjegjesi dhe të organizojë zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg.
7. Mosha e kerkuar 28 – 35 vjec.

Detyrat dhe pergjegjesite:

1. Shperndarja e produkteve ne zonen dhe klientet perkates.
2. Prezanton në mënyrë profesionale produktet, tek klientët e rinj.
3. Monitorimi i tregut ne teresi, mbledhja e informacionit dhe raportimi.
4. Koordinimi i porosive te klienteve ne baze te nje vleresimi logjik.
5. Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve.
6. Ofron sherbim ndaj klienteve, si perpara dhe pas shitjes.
7. Raportimi ditor tek eprori perkates mbi ecurine e punës dhe problematikat e ndryshme.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV me foto, leter reference dhe leter motivimi në adresën e-mailit: info@ipbalcan.com

Vetem kandidatët që do të përzgjidhen do të njoftohen për intervistë pranë zyrave të kompanisë.

Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurt dhe do te trajtohet ne konfidencialitet te plote.
 


Apply
Back
Top