• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/e për Hapësirat e Brendshme

eppc kërkon Arkitekt/e për Hapësirat e Brendshme në dyqan për klientin e saj, lider në Shqipëri dhe në tregun botëror në fushën e pllakave, hidrosanitareve, kuzhinave, sistemeve të ndërtimit dhe planifikimit të hapësirave të brendshme të banimit dhe tregtare.

Qëllimi kryesor i punës:

Arkitekti/ja do të ideojë dhe projektojë dizajne të hapësirave të brendshme banimi apo tregtare sipas nevojave të klientëve. Ai/ajo takohet me klientët për të kuptuar çfarë ata duan, cila është hapësira dhe si do të përdoret dhe sa buxhet kanë në dispozicion. Në bazë të tyre ai/ajo këshillon e informon klientin lidhur me faktorët që ndikojnë dizajnin, të tilla si, planifikimi i hapësirës, përdorimi i mobiljeve dhe pajisjeve, koodinimi i ngjyrave, aksesorët. Përgatit projektin duke zgjedhur materialet më të përshtatshme për dizajnin dhe buxhetin e klientit dhe bën një parashikim të kostos sipas cmimeve përkatëse. Prezanton projektin tek klienti dhe bën korigjimet e nevojshme në bazë të kërkesave të tij.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Ekperiencë të mëparshme në ideimin dhe projektimin e hapësirave të brendshme;
• Kreativititet dhe imagjinatë;
• Të njohë dhe përdorë shumë mirë Autocad, Sketch UP, 3D max, Domus 3D;
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
• Të jetë konfident/e dhe me aftësi bindëse;
• Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
• Përdorim shumë i mirë i paketës Microsoft Office dhe Internetit.

Të dhënat:

Pozicioni: Arkitekt/e e hapesirave te brendshme;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: Manaxheri i shitjeve;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit/es;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 15.12.2015

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top