• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Fufarma sh.a. është ndërmarrja e parë farmaceutike në Shqipëri. Që nga viti 1946 ne përpiqemi me përkushtim për të plotësuar në kohë dhe cilësi nevojat e pacientëve dhe të institucioneve shëndetësore për barna dhe materiale mjekimi.
Për nevoja të rritjes së veprimtarive tona si dhe të zgjerimit të bashkësisë së produkteve tona me shumë artikuj të rinj, ne dëshirojmë të punësojmë: Menaxher Marketingu

Menaxheri i Marketingut ka për detyrë të përgatisë draft strategjinë promocionale të kompanisë, si dhe të ndjekë e të raportojë mbi zbatimin e saj pas aprovimit; të planifikojë, koordinojë punën e përfaqësuesve mjekësor (PM); të përgatisë raporte të brendshme dhe draft raporte për kompanitë partnere sipas një periodiciteti dhe formati të paracaktuar.

Përgjegjësitë kryesore

 Përgatisë për aprovim draft-strategjinë promocionale për secilin prej produkteve që janë në promocion duke përfshirë këtu:
• Një identifikim realist të rezultateve të pritshme
• Një analizë të plotë të burimeve njerëzore, materiale, financiare, etj. që parashikohet të nevojiten për arritjen e objektivave.
• Një identifikim të objektivave të pjesshëm dhe të etapave kohore për realizimin e secilit prej tyre, në mënyrë që të sigurohet kost-efektiviteti i aktiviteteve në tërësinë e vet.
• Identifikimin e instrumenteve të përshtatshme monitoruese të efektivitetit të secilit aksion të veçantë marketingu dhe të plan strategjisë në përgjithësi (pra përcaktimin e indikatorëve të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, sasiorë dhe cilësorë që do të shërbejnë për vlerësimin në kohë reale të punës së kryer)
 Të realizojë me përpikmëri dhe në mënyrë krijuese strategjinë promocionale në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë personat e tjerë të përfshirë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi në të.
 Të ndjekë së afërmi ecurinë e çdo veprimtarie në veçanti dhe të raportojë periodikisht për ecurinë në përputhje me indikatorët e përcaktuar paraprakisht.
 Të paracaktojë zonat gjeografike të veprimit të secilit prej përfaqësuesve mjekësorë.
 Të ndjekë ecurinë e punës së PM, të vlerësojë performancën dhe të bëjë korrigjimet e duhura në përshtatje me rrethanat.
 Të përcaktojë prioritetet e punës brenda skuadrës së promocionit.
 Të takojë “Opinion Leader” (mjekë me influencë akademike në fushën përkatëse) sipas një plani të paracaktuar dhe të aprovuar për të përforcuar bashkëpunimin.
 Të përcaktojë planin vjetor, mujor e javor të secilit prej përfaqësuesve mjekësore.
 Të mbledhë dhe analizojë raportet e përditshme.
 Të sigurojë të dhënat e nevojshme për përcaktimin e buxhetit të departamentit dhe të përgatisë një plan-buxhet të veprimtarive.

Aftësitë dhe kualifikimet:

1. Diplomë Universitare (parapëlqehen persona të diplomuar në degët, Marketing, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Stomatologji; Veterinari, Biokimi)
2. Përvojë në detyra të ngjashme (Nëse kjo do të mbështetet edhe me referenca të përshtatshme do të përbëjë përparësi)
3. Njohuri dhe aftësi të përshtatshme në fushën e marketingut dhe sidomos në lëmin farmaceutik (vërtetimi me diploma, çertifikata, apo dokumente të tjera provuese do të përbënte përparësi)
4. Njohuritë apo përvoja e drejtpërdrejte në tregun farmaceutik shqiptar përbën përparësi.
5. Njohuri mbi zhvillimet e reja në sistemin kombëtar të shëndetësisë, dhe aftësi për të parashikuar e vlerësuar ndikimet e mundshme mbi aktivitetin e kompanisë, përfshirë aftësinë për të sugjeruar në kohë masat apo veprimet e përshtatshme.
6. Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bindëse
7. Aftësi të provuara organizative dhe menaxhuese.
8. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
9. Aftësi shumë të mira për të punuar me ritëm të lartë e nën presion.
10. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
11. Njohuri të mira kompjuterike
12. Leje drejtimi automjeti, klasi B
13. I gatshëm të udhëtojë brenda (në rrethe) dhe jashtë vendit.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hr@fufarma.al

Tel. : 042 363 171
 


Apply
Back
Top