• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Mjekesor

Fufarma sh.a. është ndërmarrja e parë farmaceutike në Shqipëri. Që nga viti 1946 ne përpiqemi me përkushtim për të plotësuar në kohë dhe cilësi nevojat e pacientëve dhe të institucioneve shëndetësore për barna dhe materiale mjekimi.
Për nevoja të rritjes së veprimtarive tona si dhe të zgjerimit të bashkësisë së produkteve tona me shumë artikuj të rinj, ne dëshirojmë të punësojmë: Perfaqësues Mjekësor

Profili i Punës

Përfaqësuesi Mjekësor ka si detyrë:
- Të promovojë produktet e kompanisë në zonën përkatëse;
- Të zhvillojë dhe mbajë marrdhënie të ngushta me personelin mjekësor;
- Të sigurojë një mbulim total të zonës për të cilën është përgjegjës;
- Të raportojë në mënyrë periodike mbi ecurinë e produkteve.

Aftësitë dhe kualifikimet:

1. Diplomë Universitare në degën e Farmacisë
2. Eksperienca të mëparshme në këtë fushë dhe referencat përbëjnë avantazh
3. Njohuri në fushën e marketingun farmaceutik
4. Aftësi të shkelqyera komunikuese dhe bindëse
5. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
6. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
7. Njohuri kompjuterike
8. Leje drejtimi automjeti, klasi B
9. I gatshëm të udhetojë në rrethe

Kandidatët duhet të kenë përfunduar Fakultetin e Farmacisë.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e e-mailit: hr@fufarma.al

Tel. : 042 363 171
 


Apply
Back
Top