• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e

EuroElektra shpk, distributor materialesh elektrike, impiante prodhim energjie, sisteme automatike, akses kontrolle,sisteme sigurie etj. kerkon te punesoje nje Ekonomiste :

Detyrat/Pergjegjësitë:

1. Te jete e afte ne hedhjen e veprimeve financiare ne programin kompjuterik te kontabilitetit FINANCA5 ne kohe dhe me saktesi si llogarite e inventarit, klienteve, furnitoreve, import etj
2. Përgatit gjendjen aktuale dhe projektimin e cash flow.
3.Ndërton planin e pagesave ditore dhe javore dhe kryen ekzekutimin e tyre.
4. Ka përgjegjësi të ndërtojë një sistem raportimi financiar sipas kërkesave të menaxhimit të lartë.
5. Administron procedurat e kontabilitetit dhe garanton saktësinë e regjistrimit të veprimeve financiare
6. Garanton përditësimin në kohë dhe me korrektësi të transaksioneve bankare.
7. Rakordim me inxhinieret e objekteve per situacionet mujore te objekteve te shoqerise dhe te prodhoje raportet e nevojshme
8. Harton pasqyrat financiare periodike sipas kerkesave te eprorit.

Kualifikime/ Kërkesa:
1. Te kete mbaruar Fakultetin Ekonomik te plote
2. Nje diplome pasuniversitare perben avantazh.
3. Te njohe mire programin Financa5 si dhe te perdore programet baze Office, Outlook etj.
4. Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune
5. Eksperienca ne kompani te te njejtit profil apo te ngjashem perben avantazh.
6. Te kete njohuri te mira rreth dokumentacioneve financiare.
7. Njohuri te gjuheve te huaja Italisht dhe Anglisht
8. Aftesi shume te mira analitike.
9. Aftesi te shkelqyera komunikimi
10. Iniciatore dhe e vemendshme.

Per aplikime dergoni CV me foto ne adresen e email: info@euroelektra.al

Shenim Vetem aplikantet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 


Apply WhatsApp
Back
Top