• Tirane, ofroj vend pune Operator Shitjesh

IP Albania eshte kompani franshize e kompanise prestigjoze IP (Italian Petrolium) Gruppo api Itali me nje histori 80 vjecare ne fushen e shperndarjes se karburanteve te cilesise se standarteve EU. Aspiratat e grupit jane shtrirja kudo ne Shqiperi dhe ne Ballkan duke u pozicionuar si lider te cilesise se karburanteve dhe vajrave lubrifikante te certifikuar me standartet EU. IP Albania eshte garancia e kilometrave te pershkruar, mirembajtjes se cdo makine qe perdor karburant IP si dhe sherbimi ne kohe, 24 h non stop ne cdo pike ne Shqiperi nderkohe per bizneset ofrohet dhe furnizimi me karburant prane pikave te biznesit te tyre.
Pozicioni për të cilin mund të aplikoni:

Operator shitje

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:
1. Arsim i mesem/ i larte.
2. Eksperience pune ne fusha te ngjashme minimalisht 2 vjet.
3. Aftesi shume te mira komunikuese.
4. I afte te punoj nen presion edhe ne orare te zgjatura nese eshte e nevojshme.
5. Mosha e kerkuar 25 – 40 vjec.

Detyrat dhe pergjegjesite
• Operatori ne piken e karburantit mban pergjegjesi per mbarevajtjen e punes gjate turnit.
• Zbatimi me perpikmeri i orarit te punes, rregulloreve per disiplinen ne pune dhe urdherave te dhena nga supervizoret respektive
• Garantimi i vlerave monetare qe gjenerohen nga shitjet gjate turnit deri ne dorezimin e tyre
• Mbajtja e uniformes te percaktuar nga kompania gjate turnit.
• Sherbimi i klienteve shpejt dhe me kulture, sipas kerkeses se tyre me sasine dhe llojin e karburantit. Cdo difekt i krijuar mjetit te klientit si rezultat i mosfurnizimit me karburantitn e duhur do te zhdemtohet nga operatori.
• Qendrimi vetem prane distributoreve ose ne ambjentet e caktuara per ta per te garantuar sherbimin ne kohe te klienteve
• Mbajtja paster e territorit te pikes se karburantit, distributoreve dhe paisjeve qe ka ne perdorim.
• Zbatimi me korrektesi i rregullave te sigurimit teknik dhe ato te Mbrojtjes kundra zjarrit.
• Te dije te perdore fikset e zjarrit dhe paisjet e tjera per mbrojtjen nga zjarri.

Të interesuarit mund ë dërgojnë CV me foto, leter reference dhe leter motivimi në adresën e-mailit: info@ipbalcan.com

Vetem kandidatët që do të përzgjidhen do të njoftohen për intervistë pranë zyrave të kompanisë.

Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurt dhe do te trajtohet ne konfidencialitet te plote.
 


Apply
Back
Top