• Dhermi, ofroj vend pune Recepsionist/e

Alba Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj në fushat: Financë dhe Kontabilitet (mbajtje të llogarive, marrëdhëniet me Tatim Taksat, përgatitjet e pagave, përgatitja, analizimi dhe parashikimi i pasqyrave financiare, etj.)auditim, konsulenca juridike, punësim brenda dhe jashtë vendit si dhe konsulencë për emigracionin.

OFERTË PUNËSIMI SEZONAL NË DHËRMI


Për klientin tonë një nga Hotelet me standarte më të mira në Dhërmi po kërkojmë kandidatë të kualifikuar për pozicionin:

RECEPSIONISTE (f)

RECEPSIONIST (m)

Përshkrimi i detyrave të punës:

• Mirëpret dhe përshëndet klientët e hotelit si dhe i përgjigjet kërkesave të klientëve nëpërmjet telefonit.
• Ruan sigurinë nëpermjet ndjekjes së procedurave; monitoron librin e regjistrimeve dhe lëshon kartat për vizitorët.
• Ruan të sigurtë dhe të pastër vedin e recepsionit sipas procedurave dhe rregullave të hotelit.
• Mban marrëdhënie të vazhdueshme me grupet e punës duke dokumentuar dhe komunikuar veprimet dhe nevojat e vazhdueshme.

Kriteret e përgjithshme:

- Diplomë e shkollës së mesme ose të lartë
- Kërkohet përkushtim, profesionalizëm dhe seriozitet në punë

- Të keni interes për të jetuar dhe punuar në Dhërmi gjatë periudhës Maj – Shtator 2018.

Kërkohen aftësi organizuese, administrative dhe aftësi shumë të mira komunikuese. Të keni aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët, të tregoni produktivitet në punë si dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup. Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike.
Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
Preferohet dhe njohje
e mirë e një gjuhe tjetër si: Italiane, Frënge, Gjermane ose Spanjolle.


Paketa e punësimit përfshin:

- Paga bazë + siguracione
- Akomodim
- Ushqim gjatë orarit të punës
- Kontratë pune sipas legjislacionit Shqiptar të punës

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, mund të dërgoni CV-në tuaj në adresën e-mail: jhasa@albaconsul.com, duke specifikuar pozicionin “Recepsioniste në Dhërmi”, brenda datës 30 Mars 2018.
Intervistat e punës me kandidatët e përzgjedhur do të zhvillohen pranë zyrave tona në Tiranë me punëdhënësin. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.


ALBA CONSULTING - HR ELITE “Rrisim potencialin tuaj”
 


Apply WhatsApp
Back
Top