• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Kompania ATU, e themeluar në vitin 2010, është një kompani lider në tregun e telekomunikacionit dhe fibrave optike. Ajo ka ndërtuar një rrjet nacional fibrash optike (mbi 1300 km rrjet transmetimi) , të implementuar me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe materialeve më cilësore, e në bashkëpunim me klientë dhe furnizues të mirënjohur dhe internacional të shtruar nëpër rrugët kombëtare të Shqipërisë. Rrjeti ATU udhëton gjatë gjithë shtetit Shqipëtar duke ndërlidhur qytetet më të medha të tij dhe duke ofruar ndërlidhje nëpërmjet të gjithe kufijve me shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë.

Për fuqizimin e personelit tonë dhe shtimin e njësive jemi duke kërkuar :

INXHINIER ELEKTRIK PËR SITET DHE PAISJET.

Kualifikime dhe kërkesa:


  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, dega inxhinieri elektrike.
  • Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë pune në profesion.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e sistemeve UPS, gjenerator panele komandimi, sisteme kondicionimi, sisteme alarmesh.
  • Të jetë i disponueshem për të punuar edhe pas orarit të punës si dhe lëvizje jashtë Tiranës.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Te disponojë leje drejtim automjeti.
  • Përbën avantazh të ketë punuar në kompani telekomunikacioni.

Për të aplikuar për ketë pozicion, Ju lutem dërgoni CV- në tuaj me foto në adresen e emailit info@atu.al deri me daten 10 Korrik 2019.


Albanian Telecommunications Union Ltd
Meeting the Future

Address: Papa Gjon Pali II str, ABA Business Center, Floor 13/Office 5, 1010, Tirana, Albania
Tel: +355 4 2400810 Fax: +355 4 2400811 Email: info@atu.al Website: http://www.atu.al/
 


Apply WhatsApp
Back
Top