• Prishtine, ofroj vend pune Konsultant Biznesi

Konkurs Pune
Pozita: Konsultant Biznesi
Vendi: Prishtinë

Përmbledhja e Detyrave dhe përgjegjësive
• Angazhohet direkt në menaxhim dhe koordinim të projekteve të cilat implementohen nga organizata,
• Ndërton raporte bashkëpunimi me klientë dhe partnerë të biznesit (biznese private, donatorë, institucione publike dhe organizata të tjera),
• Analizon situatën e klientëve, realizon hulumtime rreth biznesit të klientit si dhe zhvillon Plane të Biznesit për klientët,
• Bënë hulumtime dhe analiza për nevoja dhe kërkesa specifike të klientëve,
• Ofron udhëzime individuale me cilësi të lartë për ndërmarrësit, pronarët e bizneseve, dhe menaxherët e bizneseve (klientëve),
• Zhvillon dhe ofron programe trajnimi të fushave të ndryshme në harmoni me nevojat e klientëve, gjeneron kurrikula për programet e trajnimeve, seminare, konferenca, etj.
• Zhvillon fusha specifike dhe relevante të ekspertizës në fushën e zhvillimit të biznesit. Aplikon këto njohuri nëpërmjet programeve të reja të trajnimit, mjeteve të tjera të konsulencës, projekteve kërkimore, dhe/ose zhvillon programe të reja të asistencës së biznesit.
• Merr pjesë në konferenca dhe seminare që organizohen nga akterë të ndryshëm të ndërlidhura me fushë-veprimtarinë e organizatës,
• Efektivisht angazhohet në marketing dhe promovim të organizatës tek grupet e shënjestruara të klientëve dhe partnerëve.


Kualifikimet dhe shkathtësitë e nevojshme:

• Të ketë diplomë universitare në fushën e ekonomisë, administrim biznesi (ose të ngjashme) niveli Master i dëshiruar;
• Përvojë pune në fushën e konsulencës për biznes, si financa, kontabilitet, marketing, menaxhim biznesi, menaxhim të projekteve dhe të ngjashme;
• Përvojë në menaxhim dhe koordinim në implementim të projekteve me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe biznesit, respektivisht të fushës së shërbimeve të konsulencës,
• Përvojë dhe shkathtësi në shkrim dhe përpilim të projekt propozimeve,
• Aftësi e lartë raportimi dhe prezantimi,
• Njohuri dhe përvojë në zhvillim të Biznes Planeve,
• Aftësi dhe shkathtësi analitike të komunikimit;
• Inovativë dhe kreativë në gjenerim të mundësive të reja për zgjerim të aktiviteteve të ndërmarrjes;
• Aftësi bashkëpunuese në ekip dhe në ndërtim të ekipit,
• Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhës serbe-kroate e dëshirueshme.


D&D për kandidat të përzgjedhur ofron: ambient të përshtatshëm pune, vend pune të qëndrueshëm dhe mundësi avancimi në karrierë.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-in dhe një Letër Motivimin përmes E-mail adresës: ose info@dd-bsc.com ose dd.bsc1@gmail.com,
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të thirrën për intervistim, ndërsa thirrjet telefonike nuk janë të pranueshme për këtë vend pune.
Afati i fundit për aplikim, 10, Nëntor, 2015!

Cel. : 049 580 635
 


Apply
Back
Top