• Tirane, ofroj vend pune Konvertues për facoleta, letër kuzhine, duarsh etj.

eppc kërkon një Konvertues për Letër kuzhine, facoleta, kartopeceta, letra duarsh për klientin e saj, linjë konvertimi vëndase.

Kandidati ideal duhet të njohë mirë letrën e butë, si dhe të njohë ose të ketë punuar me linjat konvertuese italiane.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë e Shkollës së mesme;
• Të ketë punuar më parë me letrën e butë si letër kuzhine, facoleta, kartopeceta etj ;
• Përvojë e mëparshme si Konvertitor në linjat/firmat konvertitore në Itali (domosdoshmëri);
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën Italiane;
• Të jetë person korrekt dhe i organizuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Konvertues për Letër kuzhine, facoleta, kartopeceta, letra duarsh;
Vendndodhja: Vorë;
Orari: 48 orë në javë;
Pagesa: Në varësi të aftësive dhe përvojës së kandidatit;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 13.11.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top