• Tirane, ofroj vend pune Menaxher

IP Albania eshte kompani franshize e kompanise prestigjoze IP (Italian Petrolium) Gruppo api Itali me nje histori 80 vjecare ne fushen e shperndarjes se karburanteve te cilesise se standarteve EU. Aspiratat e grupit jane shtrirja kudo ne Shqiperi dhe ne Ballkan duke u pozicionuar si lider te cilesise se karburanteve dhe vajrave lubrifikante te certifikuar me standartet EU. IP Albania eshte garancia e kilometrave te pershkruar, mirembajtjes se cdo makine qe perdor karburant IP si dhe sherbimi ne kohe, 24 h non stop ne cdo pike ne Shqiperi nderkohe per bizneset ofrohet dhe furnizimi me karburant prane pikave te biznesit te tyre.

Pozicioni për të cilin mund të aplikoni:

Manager Stacioni te Pika e Tiranes Rr. e Kavajes

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:
1. Arsim i larte.
2. Eksperience pune ne fusha te ngjashme minimalisht 1 (nje) vit.
3. Aftesi shume te mira komunikuese.
4. Te kete pasur persona nen varesi ku te kete menaxhuar punen e tyre.
5. I afte te punoj nen presion edhe ne orare te zgjatura nese eshte e nevojshme.
6. Te njohe programet baze kompjuterike.
7. Mosha e kerkuar 30 – 40 vjec.

Detyrat dhe pergjegjesite
• Organizimi i punes ne piken e karburantit ne menyre qe objekti (me te gjithe elementet perberes te tij) dhe aktiviteti i shoqerise te jene te sigurte dhe te pacenueshem.
• Hartimi i grafikut te turneve te operatoreve dhe kontrolli i zbatimit te tij.
• Sigurimi dhe dorezimi i vlerave monetare ne banke.
• Furnizimi i pikes me karburant, vajra lubrifikante si dhe materiale te tjera te domosdoshme per funksionimin normal te pikes.
• Garantimi i cilesise dhe sasise se karburantit ne depozita, vajrave dhe mallrave te tjera.
• Identifikimi i klienteve potenciale te zones, nevojat e tyre per karburant dhe kerkesat e tyre qe te furnizohen aty.
• Zbatimi i legjislacionit, urdhrave dhe rregulloreve te miratuara dhe garantimi i zbatimit te tyre nga ana e operatoreve
• Mbajtja e dokumentacionit te nevojshem ligjor, teknik dhe fiskal.
• Ndjekja e procedurave per pajisjen e pikes me dokumentat e nevojshme nga autoritetet shteterore, inspektoriatet etj (IQT, MNZ, DPMK etj.)
• Raportimi per shitjet ditore, ecurine e punes, problemet dhe difektet e konstatuara etj.
• Instruktimi i operatoreve per njohjen e rregullave per mbrojtjen nga zjarri e shpetimin, sigurimin teknik dhe mbrojtjen ne pune dhe te garantoje zbatimin e tyre nga te gjithe gjate punes.
• Kontrolli periodik i te gjitha pajisjeve perberese te pikes ne menyre qe ato te jene gjitmone ne gjendje pune ne menyre qe te mos cenohet ne asnje rast objekti dhe aktiviteti i shoqerise (gjeneratori, fikset e zjarrit, cisternat etj).

Të interesuarit mund të dërgojnë CV me foto, leter reference dhe leter motivimi në adresën e-mailit: info@ipbalcan.com
Vetem kandidatët që do të përzgjidhen do të njoftohen për intervistë pranë zyrave të kompanisë.
 


Apply
Back
Top