• Tirane, ofroj vend pune Pasticier

Kompleksi Taiwan është një nga komplekset argëtuese më në zë të Tiranës. Me një sipërfaqe shërbimesh prej 10.000 metra katrorë dhe vendosur ne qendër të qytetit, ai përfshinë restorante luksoze, bare, bowling, zonë me video game, club e kazino.
Kerkohet Pastiçier
KERKESAT PER POZICIONIN

• Te kete mbaruar shkollen profesionale per Kuzhine (preferohet specializim ne pasticeri);
• Te pakten mbi 4 vite eksperience si pastiçier;
• Te jete kreativ ne pergatitjen dhe kombinimin e ushqimeve;
• Te kete njohuri ne pergatitjen e akullores;
• Te kete aftesi te mira komunikimi;
• Te kete njohuri per gjuhe te huaja, anglisht dhe italisht;
• Te kete punuar ne restorante te njohura.


PERGJEGJESITE

• Inspekton vendin dhe mjetet e gatimit per ruajtur nivelin e larte te higjenes dhe pastertise;
• Peshon, mat dhe mikson perberesit sipas recetes;
• Observon dhe teston ushqimet e pergatiturame qellim per ruajtur standartin e kerkuar te gatimit;
• Rregullon ushqimet e gatuara ne pjata sipas sasise se percaktuar dhe i ben gati per servirjen;
• Rregullon dhe ruan temperaturat e vendeve te ushqimeve (frigorifer, sobe, furre, tenxhere, etj);
• Aprovon te gjitha ushqimet e pergatitura qe dalin nga kuzhina;
• Monitoron ne menyre te vazhdueshme shijet e ushqimeve me qellim per te ruajtur standartin e kerkuar;
• Vlereson konsumimin e pritshem te ushqimit dhe ben kerkese per blerjen e asortimente te mbaruara;
• Koordinon dhe supervizon pune e ndihmes kuzhiniereve;
• Bashkepunon me Shefin e Kuzhines per hartimin e recetave dhe menuve te reja;
• Bashkepunon me Shefin e Kuzhines ne vleresimin e cmimeve per menute;

Menyra e aplikimit:
Ju lutemi dergoni cv-te tuaja ne adresen:Taiwan_shpk@yahoo.com ose mund te paraqiteni me cv-te tuaja me foto ne zyrat tona ne adresen: Parku “Rinia”, Kompleksi “Taiwan”.
 


Apply
Back
Top