• Tirane, ofroj vend pune SISTEMUES/E NE SUPERMARKET

Eco Market jep mundesi punesimi ne pozicionin:

Staf Dyqani (Sistemues raftesh) ne qytetin e Tiranes.


Përmbledhje e Detyrave të Punës:

Stafi i dyqanit kujdeset per vendosjen e rregullt te artikujve ne rafte/ banak, estetiken dhe higjenen e tyre, kujdeset dhe per mbarvajtjen e furnizimit. Gjithashtu, sitemuesi i rafteve eshte pergjegjes per manaxhimin e datave te skadences se produkteve.


Detyrat:

· Menaxhon dhe kontrollon raftet e dyqanit ne perputhje me procedurat
· Asiston kontrollimin dhe regjistrimin e Aseteve ne dyqan.
· Kujdeset per orientimin e klientit ne ambientet e dyqanit (routa e konsumatorit)
· Kryen proceset orientuese te natyres se “kujdesit ndaj klientit”
· Mer pjese aktive ne promovimet e produkteve ne dyqan
· Meqenese ka nje kontakt aktiv me klientint duhet te kete njohuri te plota mbi Loyalty Program dhe mbi aktivitete promovuese ne menyre qe t’i pergjigjet klientit ne kohen e duhur.
· Eshte pergjegjes per manaxhimin e afatit te skadences ne raftet apo frigoriferet e dyqanit.
· Eshte pergjegjes per cilesine e uniformes se veshur gjate orarit te punes.
· Kryen sistemin e rafteve gjate furnizimit qe nga hyrja e produktit ne dyqan deri ne vendosjen ne rafte.
· Kujdeset per mirembajtjen e etiketave ne rafte (cmim/oferta)
· Ka pjesemarrje aktive ne inventarizimin e produkteve duke kryer numerimin dhe sistemimin e tyre.
· Kujdeset qe cdo produkt i dyqanit te jete i ekspozuar ndaj klientit.
Ndihmon ne repartet e tjere ne momentin qe eshte i lire
· Eshte i/e gatshem te punoj dhe jashte orarit sipas nevojes se dyqanit (ne rast inventarizimi, kontrolli, defektesh etj.)
Si dhe detyra te tjera funksionale dhe sipas kerkeses se Manxherit te dyqanit


Kualifikimet arsimore, profesionale, shkathtësitë kyçe, aftësitë dhe përvoja:
Arsim i mesem (Arsimi ekonomik perben avantazh);
Eksperiencë pune 1-2 vjecare ne pozicine te ngjashme;
Shkathëti të mbikëqyrëse dhe këshilluese;
Shkathëti profesionale në komunikim verbal,
Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;


Për të aplikuar per këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese duke përmendur qytetin ku aplikoni në adresën e e-mail-it: info@ecomarket-al.comJu do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do te perzgjidhet.
__________________
 


Apply
Back
Top