• Tirane, ofroj vend pune Financier

Një kompani prodhuese dhe tregëtuese Italiane në periferi të Tiranës kërkon të punësojë nje Financier me të paktën 5 vjet eksperiencë që të kryejë këto detyra;
1. Të azhornojë në mënyrë të përditshme kontabilitetin e shitjeve dhe të blerjeve.
2. Të ketë njohuri nga pikpamja e praktikave doganore për importin dhe të bëjë rregjistrimin e tyre korrekt në kontabilitet.
3. Të jetë i aftë të kuptojë procesin e prodhimit për aq sa ai ka lidhje me përgatitjen e dokumentacionit përkatës kontabël.
4. Të pergatisë raporte të ndryshme financiare dhe operative sipas kërkesës së drejtuesve.
5. Të kujdeset per mbajtjen e saktë te dokumentacionit financiar dhe jo financiar të firmës.
6. Të mbajë rregjistrimet e arkës për shitjet dhe për shpenzimet në cash.
7. Të ushtrojë këntroll mbi gjëndjet e magazinës dhe të kujdeset për rakordimin e gjendjeve në kontabilitet.
8. Te kryejë dhe ndonjë detyrë administrative sipas kërkesës nga eprorët.

Kërkesat që duhet të plotësojë aplikanti:
1. Të ketë diplomë për financë-kontabilitet (preferohet të kete studiuar në Itali).
2. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë ne vende pune të ngjashme.
3. Të ketë njohuri superiore të gjuhës Italiane (shkrim, lexim).
4. Të jetë i gatshmë për të udhëtuar me mjetet e veta ose të transportit publik jashtë Tiranës.
5. Njohuri te programit Bilanc eshte nje avantazh.

Vetëm ata që janë të interesuar dhe qe plotësojnë kërkesat e mesipërme mund të dërgojnë email tek adresa elita.jobs@gmail.com duke dërguar një CV (ne italisht), si dhe kopje të diplomës dhe dëshmi të gjuhës Italiane.
Faleminderit,
 


Apply
Back
Top