• Tirane, ofroj vend pune Drejtues Dekori

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e organizimit të eventeve, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

DREJTUES DEKORI​

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Drejtuesi i Dekorit është përgjegjës për zhvillimi e sektorit të dekorit dhe të jetë koherent me trendet e reja të dekoreve të eventeve.
Personi i cili së bashku me stafin në varësi realizon dekorin sipas standartit të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Merr pjesë në hartimin e buxhetit të dekorit së bashku me Event Menagerin;
• Krijon dhe zhvillon dekore të reja, bën personalizime të dekoreve në varësi të kërkesave të klientëve, duke marrë parasysh buxhetin e kompanisë;
• Kontrollon kostot e dekorit sipas buxhetit të përcaktuar;
• Realizon të gjithë projektet në terren sipas karakteristikave të ҫdo eventi;
• Kurimi dhe krijimi i detajeve në terren;
• Trajnon stafin e dekorit dhe kontrollon zbatimin me përpikmëri të punës;
• Siguron, respektimin e kodit të veshjes për stafin në varësi;
• Realizon, sigurimin e ofertave më të mira në lidhje me blerjen dhe riparimin e mallrave të dekorit, sipas rregullores së përcaktuar nga kompania;
• Siguron ruajtjen dhe mirembajtjen e mallit gjatë zhvillimit të eventit, transportit, deri në kthimin e tij në magazinë;
• Riparon mallin në magazinë;
• Merr axhendën, ploteson dhe ndjek Formularin e Dekorit;
• Përgatit në mënyrë të përmbledhur raportin javor mbi punën e kryer të dekorit;
• Organizon punën në ekip për stafin në varësi;
• Organizon planin javor dhe ndjek zbatimin e tij;
• Përgatit materialet e dekorit në kohë, para organizimit të eventit;
• Detyra të tjera që i ngarkohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare në Akademinë e Arteve, dega Pikturë ose Skenografi;

Eksperiencë pune: Të ketë eksperience pune në fushën e skenografisë – minimumi 1 vit pune;


Aftësi:
• Aftësi të mira në përdorimin e aplikacioneve Autocad, të paketës Adobe (photoshop, illustrator, indesign);
• Aftësi krijuese dhe me ide inovatore;
• Aftësi të mira ndërveprimi dhe bashkëpunimi;
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim;
• Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
• Aftesi koordinuese dhe organizuese;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Njohuri të mira të programevë të paketës Office si dhe navigimi në internet;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Nëntor 2015!

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top