• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitje

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin: Supervizor Shitje

Roli: Përgjegjës për shitjet dhe supervizimin e forcës shitëse për zonën e Tiranës.


Detyrat/Pergjegjësitë:

• Kontrollon agjentët e shitjes gjatë procedurave të ndryshme të punës.
• Është në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të tyre
• Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë
departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
• Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brëndshme
të kompanisë.
• Detyra të tjera sic nevojiten/kërkohen.


Kualifikime/ Kërkesa:

• Arsimi i lartë .
• Eksperiencë pune në shitje, minimumi 2 vjet.
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
• Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
• Të disponojë leje drejtimi automjeti.

Aftësite:
• Aftësi shumë të mira komunikuese.
• Aftësi shumë të mira negociuese.
• Aftësi analizuese.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 25.10.2015 në adresën elektronike: contact@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top