• Tirane, ofroj vend pune Punonjes edukativ

Shoqata kombetare Edukim per Jeten (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Punonjës Edukativ pranë Qendrës Komunitare


Pozicioni: Punonjes edukativ i qendrës komunitare

Punonjësi raporton tek: Manaxheri i Qendrës Komunitare

Qëllimi i pozicionit: Punonjësi/ja eduaktiv/e është përgjegjës/e për mbarëvajtjen e aktivitetit ditor me fëmijët e qendrës me qëllim lehtësimin e reabilitimit dhe integrimit social si dhe mbeshtetje dhe rikuperim shkollor të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, në kuadër të politikës së Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Funksionet / detyrat kryesore:

 Zhvillon aktivitetin ditor me fëmijët në bazë të planit të punës dhe programit të aktiviteteve të kësaj qendre.
 Mban kontakte me familjet/prindërit e fëmijëve frekuentues në qendër.
 Mban kontakte të qëndrueshme me shkollat.
 Është përgjegjëse për zhvillimin e aktivitetit ditor me grupin në ngarkim, përfshirë parapërgatitje dhe rikuperim shkollor.
 Organizon aktivitete edukative, reabilituese, integruese dhe gjallëruese me fëmijët pjesmarrës të Qendrës.
 Plotëson skedat individuale për secilin prej fëmijëve në ngarkim.

Edukimi:
 Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët shkenca sociale ose edukim.
 Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.
 Të ketë formim shtesë në punën me fëmijët në nevojë.

Gjuha e huaj:
 Njohje të mira të gjuhës angleze ose/dhe italiane të shkruar dhe të folur.

Eksperienca:
 Aplikanti preferohet të ketë të paktën 2 vjet experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.

Komunikimi:
 Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
 Të jetë i/e aftë të komunikojë në dhe me grupe.
 Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
 Të ketë njohje të mirë të kulturës rome dhe egjiptiane.
 Të ketë aftësi të mira përshtatjeje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.


Kapacitete/kompetenca personale:
 Aftësi për punë të pavarur dhe në grup.
 Aftësi në vendosjen e prioriteteve dhe zbatimin e detyrave në një ambjent pune nën trysni.
 Reagon ndaj ndryshimeve të projektit me shpejtesi dhe me efiçencë.
 Aftësi ndërpersonale të mira dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve.
 I/E aftë të zhvillojë kërkime në çështjet dhe produktet e lidhura me projektin.

Aftësi teknike/ kompjuterike:
 Njohuri të mirë të paketës WindoWs XP/ Vista , konkretisht të programeve Word, Excel, Powerpoint, Internet Explorer etj.
 Aftësi të mira në perdorimin e programeve database.
 Aftësi të mira në përpilimin e dokumentacionit edukativ .

Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: qkev@shkej.org brenda dt. 30.10.20115, ora 15.00, dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi

Për shkak të aplikimeve të shumta, vetëm personat që kualifikohen për fazën pasardhëse do të komunikohen personalisht.

Ju falenderojmë paraprakisht!
 


Apply
Back
Top