• Tirane, ofroj vend pune Mercollog/e për fruta

eppc kërkon Mercollog/e për fruta për klientin e saj, kompani që merret me eksportimin e frutave jashtë vendit.

Qëllimi kryesor i punës:

Klienti është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përvojë në kontrollin e cilësisë së frutave. Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për të verifikuar dhe kontrolluar cilësinë e produkteve sipas standarteve për eksport.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë e Mesme ose Universitare, e preferueshme në Mercologji;
• Përvojë e mëparshme pune si Mercollog/e;
• Njohuri të mira të gjuhës italiane;
• Përgjegjshmëri dhe besueshmëri profesionale.

Të dhënat:

Pozicioni: Mercollog/e për fruta;
Vendndodhja: Autostradë, Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 23.10.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top