• Tirane, ofroj vend pune Kontabiliste

“DIGICOM SH.P.K” është një kompani që ushtron aktivitet në fushën e shërbimeve të komunikimeve elektronike si: ofrimi i shërbimit të Internetit dhe Telefonisë Publike Fikse.

Për interest e Departamentit të Financë - Kontabilitetit, DIGICOM kërkon të punësoje një Kontabiliste pranë Departamentit të Financë- Kontabilitetit.

Detyrat/Përgjegjësitë

- Kontabilizimi në programin financiar Alpha Business të faturave shitje – blerje
- Kontabilizimin e Pagave, Sigurimeve Shoqërore- Shëndetësore
- Mbajtjen e Magazines, Fletë Hyrjeve – Fletë Daljeve
- Njohuri shumë të mira për kontabilizimin e AQT-ve
- Mbajtjen e marrëdhënieve me Organet Tatimore, Zyra e Punës, Inspektoriatin e Punës
- Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga Menaxheri I Financës.

Kualifikime/Kërkesa:

- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Financë – Kontabilitet
- Të ketë eksperiencë pune në kompani tregetare minimumi 4 vjet
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të dijë të përdorë shumë mirë programin e kontabilitetit Alpha Business, Modulin e Qendrave të Kostos.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane



Kandidatët e interesuar duhet të dërgojne CV, brenda datës 15.10.2015 në adresën e postës elektronike: hr@digicom.al.

Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj, ju njoftojmë që do të kontaktohen nga ne vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top