• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier i fibres optike

Kompania ATU, e themeluar në vitin 2010, eshte nje kompani lider ne tregun e telekomunikacionit dhe fibrave optike. Ajo ka ndertuar një rrjet nacional fibrash optike (mbi 1200 km rrjet transmetimi) , të implementuar me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe materialeve më cilesore, e në bashkëpunim me klientë dhe furnizues të mirënjohur dhe internacional të shtruar nëpër rrugët kombëtare të Shqipërisë. Rrjeti ATU udhëton gjatë gjithë shtetit Shqipëtar duke ndërlidhur qytetet më të medha të tij dhe duke ofruar ndërlidhje nëpërmjet të gjithe kufijve me shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë.

Per fuqizimin e personelit dhe shtimin e njesive jemi duke kerkuar nje:
Teknik të Fibres Optike.

Detyra dhe Pergjegjesite:
1- Te njohe mire rrjetin e Fibrave Optike
2- Te kete pervoje ne punimin , ngjitjen, fryrjen e fibres dhe Testimet e ndryshme te kabllit te fibres optike.
3 - Te njohe paisjet per lidhjen dhe mirembajtjen e FO (si ST, SC,LC etj)
4- Përvojë dhe njohuri në testimin edhe pranimin e fibrës optike, duke përdorur power meters për Fibrën Optike dhe OTDR Fiber
5- Te jete I afte te punoje ne grup dhe nen drejtimin e drejtorit perkates per ngitjen dhe punimet e fibres
6- Te jete I afte për të përmbushur e zbatuar të gjithë procedurat e sigurisë së kompanise
7- Te jete I afte te menaxhoje projekte te ndryshme ne te njejten kohe
8- Të mbajë një qëndrim pozitiv dhe punë dhe sjellje te mire etike duke mundur të ofrojnë produktivitet të lartë edhe me mbikëqyrje minimale.
Kualifikime dhe Kerkesa:
1- Te kete perfunduar shkollen e larte.
2- Te kete eksperience në instalimin, riparimin, testimit dhe pranimin e Fibrave Optike ne kompani te ngjashme.
3- Te kete aftesi te shkelqyera organizuese dhe komunikuese
3- Te kete aftesi per te punuar ne grup.
4- Te jete i disponueshem per te punuar edhe jashte orarit dhe nen presionin e afateve kohore.
5- Te disponoje patente makine.
6- Te flase gjuhen angleze (jo e detyrueshme)

Per te aplikuar per kete pozicion , ju lutem dergoni CV- në tuaj me foto ne adresen e emailit info@atu.al deri me daten 25 Nentor, 2015.

Albanian Telecommunications Union Ltd
Meeting the Future

Address: Papa Gjon Pali II str, ABA Business Center, Floor 13/Office 2, 1010, Tirana, Albania
Tel: +355 4 2400810 Fax: +355 4 2400811 Email: info@atu.al Website: www.atu.al

Tel. : +355 4 2400810
 


Apply WhatsApp
Back
Top