DAP

  • AL, Tiranë ofroj vend pune si Pergjegjes Sektori ne Sektorin e Analizave Politikave dhe Programimit Buxhetor

lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E FINANCAVE

SHPALLJE KONKURIMI

Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Pergjegjes Sektori ne Sektorin e Analizave Politikave dhe Programimit Buxhetor Afatmesem ne Drejtorine e Analizave, Politikave dhe Programimit Buxhetor Afatmesem, ne Drejtorine e Pergjithshme te Buxhetit, ne Ministrine e Financave.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar studimet e larta universitare per Ekonomi
Te kete jo me pak se 3-vjet eksperience pune ne administraten publike
Te kete njohuri te gjuhes angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup

Paga e pozicionit eshte ne kategorine III-a (66176 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 19.06.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore, te pakten dy letra rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 22.06.2006 ne seline e Ministrise se Financave do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite mbi Programin Buxhetor Afatmesem, Ligjin organik te buxhetit, legjislacionin per Banken e Shqiperise si Marreveshjen e FMN “Poverty Reduction Growth Facilities” (materiale qe mund te merren prane Ministrise perkatese) Ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Per Rregullat e Etikes ne Administrate Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te ne ushtrimin e funksioneve publike”
 
Back
Top