• Tirane, ofroj vend pune Mekanik Per Mirembajtjen e Linjave te Prodhimit

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta,Sprite,Schweppes,Nestea,EFES, Cappy Pulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:

MEKANIK LINJE

Përgjegjës për rregullimin e defekteve ne linja si dhe per te siguruar mirembajtjen e menjehershme parandaluese dhe korrigjime të problemeve qe mund te lindin ne linjat e prodhimit te CCBS.

Detyrat Kryesore:
1. Riparon difektet dhe kryen riparime të menjëhershme dhe mirëmbajtje parandaluese të pajisjeve ne linja.
2. Rishikon dhe instalon pajisje të reja.
3. Rindërton dhe shpik pjesë.
4. Kryen mirëmbajtjen e objektit për të ruajtur zonën e pastër dhe të sigurt të punës.
5. Siguron pjesët e kembimit për të ruajtur inventarin adekuat.
6. Gjeneron dhe perfundon urdherat e punes qe i jane caktuar.
7. Kryen ndryshimet ne pajisje dhe ngritjen e linjave te prodhimit.

Aftesite dhe kualifikimet:
1. Diplomë universitare në Mekanik inxhinier apo Shkolla e Mesme Teknike
2. Pervoje te meparshme pune deri ne 5 vjete ne mirëmbajtje në një ambjent te ngjashem të prodhimit industrial.
3. Preferohet 1 vit shtese eksperience si mekanik.
4. Preferohet te kete pervoje ne para diagnostike / defekte dhe ne mirëmbajtje parandaluese.
5. Preferohet te kete njohuri ne Programmable Logic Control (PLC).
6. Aftesi te forta mekanike dhe elektrike.
7. I shpejte ne kryerjen e detyrave dhe te jete komod me punen ne nje mjedis të prodhimit me shpejtësi të lartë.
8. Aftësitë bazë kompjuterike.
9. Aftësia për të ndjekur specifikimet e prodhimit dhe skemat.

Te interesuarit duhet te dergojne brenda dates 9 Tetor 2015 nje CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top