• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Eventesh

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e organizimit të eventeve, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER EVENTESH​

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Event Menager është përgjegjës për realizimin e planit të marketingut dhe shitjeve si dhe menaxhimin e eventeve në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.
Qëllimi kryesor i punës së Event Menager është të menaxhojë marketingun dhe shitjet e shërbimeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
• Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
• Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbimeve të zyrës duke bashkëpunuar ngushtë me BM dhe duke marrë aprovimin nga eprori;
• Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit të event planner; i paraprin në avancë dhe kupton interesat e biznesit;
• Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
• Ideon strategji për produkte dhe shërbime të reja;
• Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
• Menaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise, website të kompanise dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
• Përgatitja e plan media-ve dhe menaxhimi i marrëdhenieve me palët e treta në lidhje me reklamimin e produkteve të kompanisë;
• Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre blerës;
• Gjetja e klienteve te rinj, organizimi i takimeve, negocimi dhe finalizimi i kontratave të shitjes.
• Negocion uljen e cmimit të kontratave sa herë është e nevojshme duke respektuar limitet e miratuara;
• Realizon planin e shitjeve sipas objektivave të vendosura që në fillim të vitit;
• Realizon planin e takimeve me klientet dhe mbylljen e kontratave;
• Kujdeset që të zbatohen me përpikmeri kushtet dhe kërkesat e klienteve në kohë dhe në cilësi të shkruara në kontratë;
• Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
• Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
• Menaxhon dhe motivon stafin në varesi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staff në varësi, koordinon proceset e punës, monitoron performancen e tyre; Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjese në procesin e rekrutimit të stafit;
• Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
• Sigurohet që të gjitha operacionet në terren të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
• Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave të vendosura;
• Përpilon dhe raporton tek Brand Menaxheri, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
• Përpilon dhe raporton te Brand Menager në kohë për problematika të caktuara në lidhje me stafin dhe klientet;
• Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
• Përpilon me përgjegjesi listë prezencat mujore të stafit, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim dhe duke derguar raportin ne finance;
• Të hënën përgatit planin javor të punës;
• Bashkëpunon me Menaxheren e Dyqanit për të shfrytëzuar potencialin e klienteve të sallonit;
• Siguron përpara ҫdo sezoni të jetë gati një portofol i materjaleve marketing si: kartevizita, flyer, fletepalosje etj;
• Mirëmban të gjithë dokumentacionin përkates si psh kontratat, kosto kontratat, inventari dekorin, etj;
• Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo me probleme;
• Miremban databazen e klientëve;
• Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Bizesi;

Eksperiencë pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:
• Aftësi të mira ndërveprimi në marketing dhe shitje
• Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
• Aftesi te mira prezantuese ,perqasje pozitive dhe entuziast
• Aftësi të mira komunikimi ,bashkepunimi dhe pjesë e grupit;
• I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
• I matur, i besueshëm dhe profesional
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
• Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
• Te kete leje drejtimi


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 03 Tetor 2015

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top