• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Bar-Restorant

“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Food Court, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Tirana Ring Center kerkon te punësoje: “Menaxher/e Bar-Restorant"


Detyrat dhe Pergjegjesite:

•Eshte pergjegjes per te siguruar nje cilesi te larte ne sherbimin e produkteve te barit dhe restorantit per klientet;
•Të planifikoj strategji efektive për te rritur të ardhurat financiare dhe mirëqenien e kompanisë;
•Eshte pergjegjes per koordinimin, menaxhimin dhe monitorimin e punëve ne Bar Restorant;
•Ne bashkepunim me departamentin e Marketingut të organizoj evente/festa te ndryshme dhe mbrëmje festive;
•Jep sugjerime sipas kërkesave të klientëve në lidhje me specialitetet e ditës dhe prezanton kërkesat specifike të klientëve, te kuzhinieri dhe departamenti i finances;
•Është përgjegjës për menaxhimin e ambjentit dhe per zbatimin e kushteve higjeno –sanitare dhe rregullat per sigurine dhe Shendetin ne pune;
•Është përgjegjës për menaxhimin e stafit dhe ne bashkepunim me departamentin e Burimeve Njerezore mer pjese ne procesin e Rekrutimit, trajnimit, zhvillimit dhe motivimin e stafit ekzistues per te arritur objektivat;
•Të ndjek të gjitha problemet e logjistikës dhe koordinimi me personat përgjegjës per zgjidhjen e tyre;

Kriteret qe duhet te plotesoje:

•Diplomë të shkollës së lartë, preferohet ne Menaxhim Biznesi;
•Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë të mëparshme pune;
•Të ketë aftësi në vendim-marrje;
•Të ketë aftesi shume te mira komunikuese dhe organizative;
•Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
•Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar);



Per te aplikuar per kete pozicion pune ju lutem te dergoni Cv-ne tuaj me fotografi ne adresen hr@ring.al brenda dates 20.07.2017.
 


Apply
Back
Top