• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Pronave të Sekuestruara

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF” sh.a., kërkon të punësojë:
“ Specialist i Pronave të Sekuestruara”

Detyrat e përgjithshme
• Ai/ajo siguron se menaxhimi i procesit të sekuestrimit është gjithmonë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe me referencën e miratuar rregullatore.
• Specialisti për Menaxhimin e Pronave të Sekuestruara kujdeset për të gjitha dosjet në ruajtje dhe të arkivuara, duke përgatitur edhe raporte periodike dhe të posaçme.
• Puna e Specialistit për Menaxhimin e Pronave të Sekuestruara konsiston në menaxhimin e përgjithshëm, në kontrollin, dhe në administrimin e pasurisë/kolateralit të sekuestruar të klientëve që dështojnë në shlyerjen e kredisë, duke e bërë këtë në përputhje me rregullat e sekuestrimit dhe të falimentimit

Kualifikimi dhe eksperienca

 Të ketë përfunduar studimet e larta dhe Master përbën avantazh
 Të zotërojë gjuhën Angleze.
 Të ketë eksperience pune të paktën 3 vjet përbën avantazh
 Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
 Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a, Rruga “Dervish Hima”, Nr. 4, Tiranë, brenda datës 28/09/2015 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara).
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi).
6. Dëshmi penaliteti.
7. Letër Reference.
 


Apply
Back
Top