• Praktike profesionale Juridike per Juriste dhe Avokate.

attachment.php


NDËRMJETËSIM PËR NË TREGUN E PUNËS
.

Qëndra e vetme profesionale juridike në Shqipëri, që ofron Kurs të specializuar Juridik te licensuar nga QKL dhe e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ofron trajnim profesional teori / praktikë.

Ky kurs profesional është ndërtuar sipas sygjerimeve dhe interesave të pjesëmarrësve të mëparshëm si dhe nevojave të tregut në Shqipëri dhe më gjerë. Pjesët përbërëse të trajnimit janë konsoliduar si në përmbajtjen e tyre po ashtu në kohëzgjatje duke dhëne rezultate që ndikojnë drejtpërsëdrejti në punësimin ose avancimin e të trajnuarve në karrierë.

Misioni dhe qëllimi i Kursit:
1. Ndertimin e një brezi të kualifikuar konkurues Juristësh.
2. Të njohin nga afër praktikën juridike.
3. Të trajnojmë dhe përgatisim Juristët apo Avokatet me qëllim që të shmangin frikën dhe pasigurinë e
profesionit të tyre.
4.Të avancoj aftësitë profesionale të juristeve të cilët janë të punësuar por kane nevojë për praktikë
juridike.
5. Të mesojnë të njohin tregun ku do të punojnë si dhe t’i udheheqim në punesimin e tyre.
6. Të avancoj aftësitë dhe teknikat e hartimit të akteve dhe shkresave juridike që i paraqiten Gjykatave,
administrates si edhe të te tretëve (individ, shoqëri, OJF, etj.)
7. Do të aftësohen në formulimin e dokumntave si: Kërkesa, Kallëzime, Kërkesë Padi, Ankime, Rekurse
etj.
8. Të prekin nga afër dosjen, ta menaxhojnë vetë si dhe të njohin nga afër edhe Gjykatat Shqiptare.
9. Pergatitjen e akteve qe i nenshtrohen veprimeve noteriale
10. Të përfaqëojnë apo të bëhen pjesmarrës në ceanca reale gjyqësore, gjatë trajnimt.

Ofrojmë ato që nuk ofrohen gjatë studimeve të fakultetit si:

a) Praktikë reale gjyqësore duke qenë të pranishëm në Gjykatë si përfaqësus të palëve.
b) Njohuri më të thelluara me baza praktike të Kodit Civil, Procedurës Civile, Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Tregëtare etj.
c) Gjyqe imituese për raste konkrete (civile, administrative dhe penale).
d) Si të formulojmë vetë një kontratë, huaje, qeraje, shërbimi etj.
e) Si të përfaqëojmë dhe cfarë duhet të bëjmë nëse jemi të punësuar pranë një Shoqërie Tregëtare.
f) Do mësojmë sjelljen korrekte dhe juridike që duhet të ketë një Jurist pranë Administratës, Gjykatës apo me Klientin etj.

Kohëzgjatja e trajnimit është rreth dy muaj, dy deri tre herë në javë ku përfshihet teoria dhe praktika.
Në përfundim të kursit do të pajisen me certifikatë për përfundimin e trajnimit “Praktika Juridike në fushën penale, civile, administrative..” certifikatë e njohur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sipas licenses Nr: LN-9771-06-2015 lëshuar nga QKL.

Per te aplikuar duhet te paraqesni nje CV me te dhena te sakta dhe nje foto (sipas permasave te pasaportes)

Aplikimet do të bëhen vetëm nëpërmjet adresës së e-mailit trajnime@jurisconsulting.al ose duke u paraqitur personalisht pranë zyrave tona.
Web: jurisconsulting.al
e-mail: trajnime@jurisconsulting.al
Cel: +355 67 40 91 524

Emri i Subjektit: Studio Ligjore "JURIS CONSULTING" sh.p.k
 


Apply WhatsApp
Back
Top