• Tirane, ofroj vend pune Audit i Brendshem

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një Grupi të sukseshëm që operon në fushën e aktiviteteve për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

AUDIT I BRENDSHEM​

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

• Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të ndryshëm të shoqërive të Grupit dhe siguron inputin e duhur për vlerësimin e tyre në ndërtimin e kontrolleve për Planin Vjetor të Auditit.
• Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimet me personat përgjegjës,rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave të ndjekura.
• Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me Manualin dhe Proceduren e Auditit.
• Identifikon, zhvillon, dhe dokumenton proceset e auditimit, jep rekomandimet për përmirësimin e tyre përmes gjykimit të pavarur në lidhje me çështjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e përgjithshme në ndërtimin dhe/ose përmirësimin e procedurave të departamentit/shoqërise së Audituar.
• Identifikon dhe rekomandon nevojën për kontrolle specifike të paplanifikuara apo dhe për të përsëritur një kontroll jashtë periodiciteteve të parashikuar në planin vjetor, në bazë të njohurive të fituara gjatë vëzhgimit të një procesi.
• Monitoron, udhëheq, rishikon punën dhe kontrollet e kryera nga stafi i nivelit më të ulët (psh. Junior, Specialist) brenda dep. të Auditit dhe e transmeton tek Drejtuesi i Departamentit.
• Komunikon/ndihmon në komunikimin e rezultateve të auditimit dhe projekteve përmes raporteve të shkruara dhe prezantimeve verbale sipas afateve të përcaktuara në procedurën e punës.
• Respekton afatet e parashikuar në planin vjetor për kontrollet e mbuluara nga ai.
• Kryen detyra të tjera të caktuara nga Manaxheri i Departamentit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi:

Diplomë Universitare
Trajnime specifike në këtë fushë
Auditori i Brendshëm i Çertifikuar (CIA, e preferuar).
Çertifikimin profesional në një zonë të lidhur të tilla si IT Auditimit, ose të kontabilitetit

Eksperiencë pune: Jo me pak se dy vjet me kohë të plotë përvojë në fushën e Auditimit te Brendshëm/Jashtëm, operacioneve, kontabilitet, analiza e biznesit, ose vlerësim programi.

Aftësi:
• Të ketë aftësi shumë të mira analitike;
• Të jetë i aftë në proçeset e planifikimit dhe të organizmit të punës
• Të ketë aftësi të mira komunikuese;
• Të dijë të punojë në grup;
• Të jetë tolerant ndaj stresit;
• Të jetë fleksibël për lëvizje në terren kundrejt kërkesave;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 18 Shtator 2015

JU MIREPRESIM!



DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al


Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top